Në kryeqytetin serb është shtruar kjo pyetje: Pse Serbia ka liruar më shumë se “2.000 terroristë e kriminelë shqiptarë pa kërkesën për lirim të serbëve të rrëmbyer në Kosovë”, transmeton Koha.net.
Shoqata e Familjeve të të rrëmbyerve dhe të të vrarëve në Kosovë, ka organizuar hapjen e “Dhomës përkujtimore – viktimat e Kosovës” në hapësirat e lokalit të vet në Beograd.
“Dhoma përkujtimore” është hapur në shenjë kujtimi të të rrëmbyerve e të vrarëve në Kosovë nga vitet 1998-2000 dhe 2003-2004,d he siç njofton b92, në 18 vjetorin e rrëmbimit të xehetarit të mihjes sipërfaqësore në Bardh, ka thënë Simo Spasiq, kryetar i shoqatës, transmeton Koha.net.
Në Dhomën përkujtimore janë vendosur fotot e 2.500 serbëve, romëve, gorarëve të vrarë në Kosovë. Në 26 fotografi janë edhe shqiptarët që kanë punuar në policinë serbe.
Dhoma – përkujtimore është hapur 24 orë në ditë. “UÇK, NATO, KFOR, UNMIK, EULEX janë përgjegjës për vrasjen e 2.500 serbë”, ka thënë ajo. (b.an)