Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, do ta paraqesin kërkesën që do t’u dorëzohet Kuvendit dhe Qeverisë, që ta zyrtarizojnë festën e Dëshmorëve të Kombit, 5 majin, si datë zyrtare për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit.
Ato janë Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, citohet “KosovaPress”. (b.an)