• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shoqata e Bankave jep alarmin: Kreditë e këqija vijojnë të rriten

by A R
13/05/2016 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cilësia e portofolit të kredisë shënon një përkeqësim prej 1.1%, në krahasim me dhjetorin 2015, si pasojë e rritjes së kredive në grupet nënstandard dhe të dyshimta. Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit mars arriti në 19.3%…

Shoqata e Bankave ka publikuar të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e parë të vitit 2016 sipas IFRS dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin mars 2016 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave për muajin mars, totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në 1,328 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 1.3%. Sistemi bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm, me një raport të kredisë ndaj depozitave rreth 53.1%, dhe i mirëkapitalizuar me raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 16.0 % nga 15.7% në fund të muajit dhjetor 2015. Totali i depozitave të vendosura pranë bankave, së bashku me interesat e përllogaritura, arriti në 1,109.4 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2.8%, duke reflektuar besimin e vazhdueshëm të klientëve në sistemin bankar. Në rritje paraqiten si depozitat e individëve, ashtu edhe ato të bizneseve, por këto të fundit me një ritëm më të lartë rritjeje vjetore prej 11.4% raporton Monitor.

Teprica e kredisë, në krahasim me një vit më parë, është 1.4% më e ulët. Kurse në krahasim me fundin e vitit 2015 teprica e kredisë paraqitet në rritje prej 0.53%, e ndikuar nga rritja e kredisë për individët me 0.51% dhe nga rritja e kredisë për bizneset prej 2.66%. Brenda kredisë për biznes, kërkesa për kredi e biznesit të madh ka mbetur e dobët përgjatë tremujorit të parë. Kredia e re e dhënë gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 është rreth 48.1 miliardë lekë. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015 kjo shumë e kredisë së re është më e ulët, gjë që shpjegohet me ndikimin sezonal të biznesit: fundi i vitit kërkon realizimin e detyrave të parashikuara, kurse fillimi i vitit përkon me organizimin për detyrat e reja. Rreth 78.6% e totalit të kredive të reja janë dhënë për bizneset. Nga këndvështrimi i qëllimit të përdorimit, rreth 42% e këtyre kredive të reja ishin overdraft-e, të cilat kanë afate të shkurtra shlyerje dhe ofrohen në bazë rinovimi të vazhdueshëm, dhe 40.8% e këtyre overdrafteve të reja janë në monedhën lekë.

Cilësia e portofolit të kredisë shënon një përkeqësim prej 1.1%, në krahasim me dhjetorin 2015, si pasojë e rritjes së kredive në grupet nënstandard dhe të dyshimta. Në krahasim me dhjetorin 2015 kreditë nënstandard janë rritur me 15.5% dhe kreditë e dyshimta me 11.6%. Kreditë që kërkojnë vëmendje të veçantë janë ulur me 5%. Kredia me probleme, për shkak të fshirjes së kredive të humbura, në mars 2016 është 22.7 miliardë lekë ose 16.6% më e ulët se në fund të marsit 2015. Kredia me probleme për bizneset ka rënë me 16.1%, ndërsa ajo për individët ka rënë me 18.9%.

Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit mars arriti në 19.3%./a.m.

Next Post

Spaho: Votimi elektronik do t'i propozohet për shqyrtim Komisionit të refomës zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In