• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqata “Devolli” i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Po arrihet rekordi

by Java News
29/03/2019 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nismës së mbjelljes së pemeve në kryeqytet i është bashkuar për të tretin vit radhazi, shoqata “Devolli”. Anëtarë të saj së bashku me familjet e tyre mbollën pemë në Parkun e Liqenit, në atë që njihet si “Pylli i Dritëroit”. I pranishëm ishte  edhe kryetari Veliaj, i cili tha se po arrihet rekordi i vendosur për pemët.

“Jam shumë i lumtur që shoqata “Devolli”, por edhe një pafundësi organizatash, familjesh janë bërë pjesë e kësaj fushate. Jemi thuajse afër rekordit tonë të pemëve. Sot jemi duke punuar në disa zona të Tiranës, edhe në Farkë, edhe në Allgjatë, edhe në Vaqarr, edhe në Kashar dhe jam i bindur që në fund të këtij sezoni, realisht do të kemi lënë një pajë për gjeneratën tjetër. Rrënjët që hodhëm sot janë simbolikë e një Tirane që ka hapur dyert, zemrën, mendjen, për të gjitha grupimet që vijnë nga zona e treva të ndryshme të Shqipërisë, dhe që sot e ndiejnë veten tiranas, por pa harruar nga kanë ardhur”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar të rritet dhe këtë e tregon edhe numri i lartë i atyre që zgjedhin ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

“Sot, të dhurosh jetë, të japësh oksigjen, të shtosh gjelbërimin është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjmë. Tirana, duam apo s’duam ne, do të vazhdojë të shtohet me familje që e shohin të ardhmen e tyre në metropolin e shqiptarëve, ndaj nuk ka asnjë iluzion që Tirana do të vazhdojë të rritet. Do ketë edhe apartamente e ndërtesa ku njerëzit do banojnë. Ajo që bëjmë ndryshe kësaj here është se kemi një balancim: patjetër Tirana do zmadhohet, por duhet të ketë gjelbërim, mbjellje pemësh dhe duhet balancuar me atë që e quajmë një zhvillim i qëndrueshëm”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për ruajtjen e mjedisit, sikurse është shtimi i gjelbërimit, korsitë e biçikletave dhe transformimi i transportit publik.

g.kosovari

Next Post

Momenti kur 'junta ushtarake' i uron shëndet Ilir Metës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In