Një video shokuese ka fiksuar momentet kur një polic në Sri Lanka ka rrahur brutalisht një prostitutë e cila ka refuzuar të bënte seks me të. Në video shihet sesi polici godet me shkop gome prostitutën me emrin Weerasinghe Arachchilage Kanthilatha. 35-vjeçarja tha se polici e kërcënoi, duke i thënë se do i jepte një leksion të mirë. Sipas të dhënave gruaja ka bërë padi në gjykatë ndërsa polici në fjalë është pezulluar.
https://www.youtube.com/watch?v=gIUUg8F7mbI









