Publikohet në internet një video ku agjentët e policisë së Teksasit qëllojnë për vdekje një person i cili ka qënë duke u dorëzuar. Videoja është xhiruar nga një kalimtar i rastit i cili më pas e ka bërë atë publike.
Pamjet në video tregojnë qartë viktimën dhe efektivët të cilët qëlluan mbi të. Por sipas policisë, thuhet se viktima ishte i armatosur dhe kërcënoi oficerët të cilët u përpoqën në fillim për të mposhtur 41-vjeçarin me një elektroshok. Kjo ngjarje pritet të ngjallë reagime të shumta në publik pasi është e disata herë që policia amerikane ka qëlluar mbi personat duke shkaktuar protesta për taktikat e policisë.
https://www.youtube.com/watch?v=moeIv4glE5k









