• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shoku im çau dorën, janë disa që e luajnë…” Dëshmitë e frikshme, “balena blu’ në Shqipëri

by A R
09/06/2017 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Balena Blu” quhet loja e frikshme që ka marrë jetën e dhjetëra fëmijëve në botë e që me sa duket ka mbërritur edhe në Shqipëri. Edhe pse autoritetet nuk e pohojnë këtë, janë vetë fëmijët që thonë se e luajnë lojën dhe dinë shumë detaje rreth saj.

“Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën Blu? Por unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”,- tha një fëmijë.“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”,- tha një vajzë.

“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”,- tha një tjetër.

“Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”,- tha një tjetër fëmijë.
femijet 3
Këto janë pohimet e disa fëmijëve dhe adoleshentëve shqiptarë, të cilët jo vetëm e njohin lojën e “Balenës Blu” por edhe kanë rrezikuar të bien në kurthin e saj. Fëmijët pohuan për News 24 dhe BalkanWeb fakte tronditëse, dëshmi nga të cilat na rezulton se kjo lojë është më popullore sesa mendohet.

Pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete. “Deri në këto momente nuk kemi denoncime konkrete për këtë lojë”,- tha Artan Dashi, shef i krimit kibnerbetik në Tiranë.

Loja online e quajtur “Balena Blu” që sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi, mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut. Për këtë janë sërish fëmijët që sqarojnë sesi kontaktohen nga drejtuesit e lojës.

“Më kishte çuar ftesë por kur thashë s’më intereson më bënë block”,- tha njëri prej tyre.

“Fillimisht duan foton tënde, pastaj të shtëpisë dhe sfida e tretë ka të bëjë me një video ku ti gjuan veten me shpulla”,- u shpreh një tjetër nxënës i shkollës 9-vjeçare.

Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik dhe fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës.

Personi që e krijoi këtë lojë, një 21- vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi./Balkanweb

Next Post
Refuzuan të mbanin 1 minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist në Londër, Arabia Saudite kërkon ndjesë

Refuzuan të mbanin 1 minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist në Londër, Arabia Saudite kërkon ndjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

January 27, 2026
“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

January 27, 2026
Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në makinë ndodheshin edhe dy shqiptarë

Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në makinë ndodheshin edhe dy shqiptarë

January 27, 2026
FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

January 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Çupi: Drejtësia ka rënë në pozitat që nuk po kërkon drejtësi, por pushtet

January 27, 2026
Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

January 27, 2026
Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

January 27, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

January 27, 2026
Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

January 27, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In