• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shoku i Lear Kurtit: Familja nuk u lejua të shihte trupin. Në spital mbërriti i vdekur

by Java News
21/10/2022 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andi Llabuti, gazetar dhe shoku i të ndjerit Lear Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit nga policia, thotë se lajmin e ka marrë vesh mëngjesin e së enjtes kur një shok i përbashkët e telefonoi dhe i tha se policia e kishte kapur “Larin” siç dhe ata e thërrisnin dhe e ka rrahur deri në vdekje.

Në një rrëfim nga studio e lajmeve në MCN Tv, Llabuti tregon se për shkak se ishte edhe përgjumësh nuk e pranonte dot vdekjen e mikut të tij.

“Nga policia apo kushdo që i dirigjon këto, tashmë çfarë nuk pritet, duke qenë se është e njëjta situatë si me Klodian Rashën, vetëm se po përsëritet pas dy viteve.

Informacioni i parë i cili është më pranë të vërtetës, se sot është bërë modë që ndalohen makinat pa asnjë shkak thjesht se i teket policit, e kanë ndaluar, ky nuk ka pranuar, siç e kanë çunat e sotëm, ‘mos na mërzit sot’.

Këta i kanë zënë pritë diku nga zona e ‘Don Boskos’, duke lajmëruar dhe patrulla të tjera. Në makinë thuhet se ka qenë i shoqëruar me një shok tjetër, pasi është kapur nga policët e futën në furgon dhe kanë ushtruar dhunë intensive duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Kur ka shkuar te Spitali i Traumës ka shkuar pa asnjë shenjë jete. Kur familja thotë se djali ishte si luan dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht logjika ku të çon.

Pretendimi i parë ishte se vuante nga epilepsia, më pas u ndërrua. U tha se gëlltiti një qese kokainë, sot u bënë dy qese, u ndërruan. Çdo ditë po del një alibi e re.

U tha që gëlltiti një qese, këta nuk i qëndrojnë korrekt asaj që thonë, më pas na del dy qese. Nuk e di ku ka duan të dalin.

Nëse është marrë me lëndë narkotike dhe nuk është kapur nga policia, turp t’i vijë policisë që nuk e ka kapur. Nëse është marrë dhe e ka kryer dënimin, ai e ka kryer dhe kaq.

Nëse ky ka pasur një të kaluar për lëndë narkotike, jo se të teket dhe e ndalon. Nuk po marrim vesh se sa qese kishte dhe sa kas gëlltitur fare mirë mund ta hidhte jashtë pse ta gëlltiste.

Ka pasur më parë raste që i kanë gëlltitur dhe nuk kanë shkaktuar vdekje, ka treguar ekspertiza se nuk ka pasoja”, tha ai.

Llabuti shtoi më tej se në morg ka qenë dhe ai për të raportuar për portalin ku punon dhe se nuk lejohej asnjë person të futej brenda, madje as të atin e tij nuk po e pranonin brenda.

“Unë që kam qenë dëshmitar për punën time, të atin e kam parë të vërtitej jashtë kangjellave dhe asnjë informacion nuk i jepnin. Ishte në gjendje shumë të rëndë.

S’dija si të shkoja si shok apo gazetar. Kaluan rreth 30 minuta dhe ai mori një telefonatë dhe u largua. Pas 15 minutash e takova tek shtëpia funerale.

Familjarët nuk e kanë parë akoma trupin. Nuk i kanë lënë kurrsesi të futen brenda në morg. Te shtëpia funeraleve sipas informacioneve nuk është lejuar që të hapet kutia.

Tradita e shqiptarit është që në momentin i fundit ta qajmë duke e prekur, puthur dhe lotuar. Në momentin e fundit të më thuash mos e hap kutinë, prit se më ka ikur shpirti, xhani.

Për aq kohë sa kam qenë aty jam i sigurt se prindërit nuk e kanë parë trupin. Te shtëpia e funeralit i ati pa dokumentin e portalit dhe u step. I thashë ‘jam çun Parku’, erdha vetëm të them ngushëllime.

Më pas kapa shokun e vet dhe i thashë a ka mundësi ta takoj nënën e Learit, për t’i thënë ‘ju lutem mos i bëni homazhe por të bëni dhe një herë ekspertizën’ dhe të paktën të marrin dëmshpërblimin, se kjo ka mbetur”, u shpreh shoku i 32-vjecari.

I pyetur se kush nuk i lejonte që të shikonin trupin e pajetë tha se  nuk di të japë një përgjigje, por se ndoshta i kanë trembur se mund të shihnin një kufomë të hapur dhe qepur.

“Por jam i bindur se kutia aty ka shkuar e vakumuar, e mbyllur mirë dhe ju kanë thënë të mos hapet. Se si e kanë thënë është arti i tyre.

U bëj thirrje familjarëve që të ndjekin rrugë ligjore për të bërë edhe njëherë ekspertizën e djalit të tyre. Nëse këmbëngulin mbase dhe më lart nga këtu, besoj se do e gjejnë të vërtetën”, perfundoi Llabuti.

/s.f

Next Post
Iu gjet drogë në banesë, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

Iu gjet drogë në banesë, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In