Gjashtë gazetarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Turqi për ndihmë në planifikimin e grushit të dështuar të shtetit. Ahmet Altan, vëllai i tij Mehmet Altan dhe katër gazetar tjerë kohë më parë ishin dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të lidhjes së dyshuar me rrjetin e imamit mysliman Fetulah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e grushtshtetit të dështuar në këtë vend.
Mehmet Altan në qershor ishte liruar nga burgu, por sot edhe atij i është shqiptuar dënimi, pasi gjykata penale e ka hedhur poshtë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij.
Reuters shkruan se të gjashtë gazetaret tani do t’i vuajnë dënimet më të ashpra me burgim të përjetshëm, çka nënkupton se nuk kanë të drejtë për lirim me kusht dhe se për ta nuk do të vlejnë vendimet e ardhshme për amnisti.
ma.me