Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Londër, ku persona të armatosur rëndë kanë qëlluar me armë pranë një Kishe, ku ishte duke u mbajtur një ceremoni mortore.
Si pasojë e të shtënave me armë pranë Kishës së St. Aloysius mbetën të plagosur 5 femra, një prej të cilave 12 vjeç.
Policia deklaron se vetëm një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërkohë që të tjerët kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali, mes të cilëve dhe e mitura.
Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një makinë mbërriti me shpejtësi pranë derës së Kishës, nga ku persona të armatosur qëlluan me armë në drejtim të njerëzve.
Ngjarja është ende e paqartë për motivet, ndërkohë që policia ka bllokuar zonën dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e këtij incidenti të rëndë.
/a.r