Hetimet e deritanishme për aksidentin e djeshëm në Gjirokastër ku dy gra humbën jetën dhe një tjetër u plagos rezulton se ka ndodhur për shkak se shoferin e kishte zënë gjumi.
Sipas hetimeve Leonidha Klemo drejtuesi i mjetit që vinte nga Kakavija, në momentin fatal ka qenë në gjumë, ndërsa mjeti mori drejtimin lindor të rrugës, duke u përplasur fillimisht me bordurat anësore dhe më pas me gratë, të cilat ecnin ishin në anë te rruges për të shkuar në shtëpi.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën Hatixhe Cela dhe Sili Krishti, ndërsa mbeti e plagosur Pranvera Gjini. /oranews/b.d