• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shoferi jep dy versione për vdekjen e biznesmenit të kromit. Policia merr në mbrojtje familjen nga frika e …

by Java News
02/02/2020 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni i kromit që humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti automobilistik, Murat Duriçi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme.

Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë marrë këtë vendim, të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar, për shkak të rrethanave si ka ndodhur ngjarja.

Murat Duriçi u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në një kanal, ndërsa dyshohet se personi që e kishte goditur për vdekje është shtetasi Mentor Çeku. Ky i fundit, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore lidhur me ngjarjen për të cilën akuzohet. Mentor Çeku, 45 vjeç, banues në Qytetin e Ri, Bulqizë, mësohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore.

DËSHMIA

Sipas informacioneve të marra nga uniformat blu, fillimisht Çeku ka deklaruar se ishte me shpejtësi dhe nuk e ka parë 53-vjeçarin Duriçi teksa kalonte në rrugë.

Ndërkohë, në një moment tjetër të dhënies së dëshmisë, ai është shprehur se mjetin po e drejtonte djali i tij. Kjo dëshmi është marrë me rezerva nga hetuesit e ngjarjes, duke menduar se po tentohet të “fajësohet” djali 16-vjeçar, për të përfituar lehtësira.

Pak orë pas arrestimit, Mentor Çoku i tha Policisë lokale se: “Po udhëtoja pak me shpejtësi nga lagja ‘Gjeologu’ drejt Qytetit të Ri. Kam parë një person që u përplas në pasqyrën time dhe ra në kanal. Pata shumë frikë ta merrja dhe ta dërgoja në spital, pasi njerëzit e tij mund të hakmerreshin. Shkova në shtëpi, mora gruan dhe fëmijët dhe u largova drejt Zerqanit”. Ndërkohë, dje pasdite Çoku ka dhënë tjetër version.

Ai u tha oficerëve të Policisë se në timon, në momentin e aksidentit, ka qenë djali 16-vjeçar. “Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur. Nuk ka asgjë të qëllimshme. Makinën, në momentin që u përplas Murat Duriçi, po e drejtonte djali im. Nuk më kujtohet nëse Duriçi ishte në rrugë apo trotuar. Por më vonë vure re se pasqyra ishte dëmtuar pas përplasjes me Duriçin”, ka pohuar Mentor Çeku në Polici.

Duriçi kishte reputacion të madh në zonë dhe gëzonte mbështetje nga të afërmit dhe qytetarët. Situata në qytet nga momenti i ngjarjes nuk ka qenë e qetë. Familja Çeku është larguar nga banesa, ndërkohë Policia e Bulqizës ka organizuar shërbim pranë shtëpisë së saj. Bëhen përpjekje që ngjarja e ndodhur të mos shkaktojë viktima të tjera.

NGJARJA

Ngjarja, që paraprakisht dyshohet si aksident, ka ndodhur rreth orës 17:00 në Bulqizë, në kohën kur biznesmeni 52-vjeçar, Murat Duriçi, po ecte buzë një rruge me pisha në periferi të qytetit.

Burime nga Policia e Dibrës thanë se një furgon tip “Ford”, që lëvizte në drejtim të FushëBulqizës, e ka goditur me pasqyrë, duke e hedhur Duriçin në kanalin në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua rreth orës 21:00 të së premtes, në një fshat të largët të Bulqizës, 45-vjeçari Mentor Çeku, ka vazhduar rrugën pa ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë personit që ka aksidentuar./ panorama

g.kosovari

Next Post
Gent Lako ‘shigjeton’ Ermal Mamaqin: Po të ishte të paktën 2 dy gisht burrë. Reagon Orgesa Zaimi

Gent Lako ‘shigjeton’ Ermal Mamaqin: Po të ishte të paktën 2 dy gisht burrë. Reagon Orgesa Zaimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In