Kundërshton me dhunë dhe kanos efektivin e policisë, arrestohet 21-vjeçari.
Hasan Toska, 22 vjeç, banues në Bulqizë, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka kundërshtuar policin për t’i mos vendosur masë administrative, pasi ata kishin konstatuar që në mjetin e tij me targa AA 591NF kishte perde në pjesën e mbrapme të xhamave të mjetit, veprim ky në kundërshtim me nenin 72, pika 9 dhe 12, të Kodit Rrugor.
Hasan Toska rezulton të jetë i dënuar më parë për veprat penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje me dhunë.