Kur nuk kanë kaluar as disa orë nga hapja e garës për zgjedhjen e kreut të PD sipas parimit “një anëtar një votë” nga anëtarësia, njerëz të kreut të “ngrirë” të PD Lulzim Basha kanë kanë filluar kërcënimet.
Kështu, kandidati zyrtar për kryetar i PD, ish deputeti Eduard Selami është kërcënuar sot pikërisht në mjediset e selisë së PD nga një militant demokrat me origjinë nga Tropoja. Lidhja farefisnore e të cilit shkon afër Lulzim Bashës.
Më konkretisht, Alfred Dollapi, djali i xhaxhait të badiguardit të Lulzim Bashës, Feim Dollapi ka sulmuar Selamin pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë personalisht në ambientet e selisë së PD. Mësohet se Dollapi i ka kërkuar llogari Selamit se përse ishte në seli. \
“Çfarë pune ke ti këtu, ca do këtu. Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu”, i është drejtuar mititanti tropojan i PD kandidatit për kryetar partie Eduard Selami, duke shoqëruar presionin dhe me fyrje të tjera private, përfshirë familjen.
Selami është përpjekur të ruajë qetësinë, por roja i PD ka qënë indiferent ndaj skenës që është luajtur para syve të tij, ku militanti fyente kandidatin zyrtar për kryetar të PD.
Njëherësh Dollapi është dhe shoferi aktual i deputetes tropojane Mimoza Hajdarmata. Ndërkohë që dhe tre persona të tjere kanë kërcënuar Selamin gjatë paradites së sotme.
Por Dollapi ishte më insistuesi për ta përzënë ish-deputetin dhe ka replikuar rëndë me Selamin.
Kur jemi në ditën e parë të hapjes së fushatës zyrtare për zgjedhjen e kreut të PD, duket se po përsëritet e njejta skemë e ndodhur katër vite më parë, mes njerëzve të Lulzim Bashës dhe të Sokol Olldashit, gjatë garës për kreun e PD. Me të vetmin ndryshim se deputetin e ndjerë nuk guxonin ta sfidonin personalisht.
Ndërkohë që po e njejta skemë po luhet dhe në databesën e anëtarësisë dhe zyrën ku printohen kartat e anëtarësisë së PD, duke përgatitur manipulimin.
Ndërkohë që është emergjencë që Basha të garantojë sigurinë e kandidatëve për kryetar të PD që sulmohen nga të afërm të bashkëpunëtorëve të tij. /TEMA/