Shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u gjet i pajetë në garazhin e Gardës së Republikës.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Shkëlzen Qordja i cili kishte një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri. Pranë trupit të pajetë u gjet edhe një pistoletë.
Sipas të dhënave paraprake shoferi i ministrit dyshohet se është vetëvrarë me armën që u gjet.
Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen.
Reagimi i Ministrisë:
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.
*Në foto viktima SHkëlzen Qordja