Drejtuesit e automjeteve të rënda që transportojnë pasagjerë apo mallra kanë rritur kërkesën për pajisjen me Çertifikatën e Aftësimit Profesional, një kusht kusht ky i diktuar me
ligj.
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka hapur tenderin për prodhimin e 18.500 kartonëve të personalizuar për drejtuesit e automjeteve që pajisen me Çertifikatën e Aftësimit Profesional. Fondi limit i përcaktuar në tender është rreth 15 milion lekë, kohëzgjatja e kontratës 1 vit dhe afati për dorëzimin e ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje është data 30 Shtator 2016.
Çertifikata e Aftësimit Profesional, shkurtimisht CAP, është dokument personal, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara të cilat në të gjitha rastet duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj.
Drejtuesit e automjeteve duhet të paguajnë 4100 lekë për të marrë kartonin, ndërsa afati i vlefshmërisë është 5 vjet /a.m.