• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoferë kujdes/ Devijohet trafiku nga punimet për Unazën e Madhe, si do kryhet lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve

by Java News
28/02/2020 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publik “Planin e Ri të Menaxhimit të Trafikut” gjatë punimeve në segmentin rrugor “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”, puna për të cilin ndodhet në fazën 1.

Në një njoftim në rrjetet sociale, publikohen fotot me shpjegimet përkatëse si dhe orientimet për mjetet që ikin drejt Durrësit si edhe për këmbësorët.

Për lëvizjet e automjeteve me Drejtim Durres- Tirane

unaza plan7

1. Pranë Kryqëzimit të rrugës “Dardania” dhe rrugës “Nozllaku” do lejohet kalimi DJATHTAS me dalje në rrugën dytësore të superstradës (në afërsi të Kompleksit Eifel) – e aksesueshme për lëvizjet drejt Yrshekut, Kasharit, Yzberisht etj.

2. Pranë fillimit të mbikalimit të Kamzës, do aksesohet DJTAHTAS nga superstrada për në rrugë dytësore, gjithashtu dhe në drejtim të Rr. “Kasem Shima” (pranë CFO FARMA), e cila për shkak të gjeometrisë së ngushtë të urës pranë lumit Lana, do jetë vetëm me 1 sens (drejt rrugës 7 Nentori).

unaza plan3

3. Mbikalimi Kamzës KRAHU MAJTË (drejtimi Durrës-Tiranë) do të përdoret me 2 korsi për të pasur të njëjtën vazhdimësi trafiku si superstrada.

4. Nënkalimi i Kamzës (Veri-Kamëz-Tiranë) nga 2 korsi – ngushtohet në 1 korsi pas rrugës “7 Marsi”.

5. Në zbritje të Mbikalimit kemi bashkimin në 3 korsi – 2 prej të cilave vijnë nga Superstrada dhe një nga nënkalimi Kamzës.

6. Lëvizja në Sheshin Shqiponja do mbetet me rrethrrotullim, në ndryshim nga rrethrrotullimi ekzistues do spostohet 30 m drejt jugut, dhe do zgjerohet në rreze për të akomoduar një numër më të madh mjetesh.

unaza plan4

7. Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re drejt Pallatit me Shigjeta dhe anasjelltas) do të përdoret me 3 korsi në të dy senset e lëvizjes.

8. Rruga “Vangjel Noti” (pranë ish AMC) do vazhdojë të përdoret si përdoret aktualisht me dy korsi (me nga një korsi për çdo sens lëvizje).

Per levizjet e automjeteve me Drejtim Tiranë–Durrës

1. Me 3 korsi do të lëvizet nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe deri përpara mbikalimit të Kamzës, nga ku vazhdon lëvizja normale e mjeteve drejt Durrësit apo Kamzës e veriut të vendit.

unaza plan5

2. Rruga “Dritan Hoxha” në drejtimin Tiranë–Durrës do të ngushtohet nga 4 korsi në 3 korsi (që në rrethrrotullimin me 3 korsi të jetë linjë e vazhduar trafiku) dhe ngushtimi i korsisë do të kryhet rreth 100 m nga rrethi (pranë karburantit ekzistues).

unaza plan6

Lëvizja e Këmbësorëve

1. Këmbësorët nuk do të mund të qarkullojnë në asnjë moment në krahun e djathtë të rrugës “29 Nëntori” (drejtimi Tiranë–Durrës) dhe në krahun e djathtë të rrugës “Vangjel Noti” (drejtimi drejt rrethit Shqiponja) pasi në këtë zonë do të kryhen punimet në këtë fazë.

2. Këmbësoret do të mund të kalojnë në vendkalimet e dedikuara me vijëzim e sinjalistikë në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugën “Teodor Keko”.

3. Rruga “29 Nëntori” (nga sheshi Shqiponja në drejtim të Durrësit) për arsye të sigurisë rrugore nuk do të ketë kalime të këmbësorëve. Këmbësorët duhet të kalojnë vetëm tek nënkalimi i Kamzës në vendkalimet që funksionojnë aktualisht.

unaza plan1

“Është shumë e rëndësishme kjo dakortësi, e cila merret sot midis disa institucioneve të cilat janë përgjegjëse për çështjen e transportit, sigurisë rrugore sidomos, pasi bëhet fjalë për ndërhyrjet në një nga akset më të rëndësishme të transportit nga njëra anë, por dhe të infrastrukturës rrugore nga ana tjetër, të qytetit të Tiranës. Do të ketë një siguri maksimale gjatë kohës që realizohen këto punime, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës kur ky shesh do të jetë i ndriçuar. Skaleta të cilën specialistët kanë përgatitur do të bëjë të mundur që këto punime të realizohen në një kohë sa më të shpejtë dhe nga ana tjetër, radhët apo pritjet të jenë sa më të vogla mundësisht”, u shpreh zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

unaza plan2

Drejtori i ARRSH sqaroi se janë marrë të gjitha masat për pajisjen me sinjalistikën e nevojshme, që do të orientojë lëvizjen e drejtuesve të automjeteve në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore. Verdho bëri të ditur gjithashtu se do të punohet 24 orë në ditë në mënyrë që kjo vepër të përfundojë sa më shpejt.

 

Next Post

Henri nuk është peshku i madh i reformës, mos na merrni për idiotë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In