• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Shndërrimi impresionues i ish-fortesës së komunizmit”, prestigjozja “Vogue” reportazh për Tiranën

by A R
14/10/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artikulli i botuar nga Vogue evidenton që në fillim transformimin e madh që ka pësuar Tirana nga kryeqyteti i vendit më të izoluar në botë në një kryeqytet të gjallë dhe plotë jetë.

Ndër të tjera revista shkruan: “Tirana të  impresionon si një qendër urbane shpirtërore me personalitet të fortë, formuar nga një histori e trazuar. Ashtu si Sarajeva, mrekullisht, i la pas mizoritë e viteve 90′, për tu zhvilluar në një kryeqytet të begatë të Europës Lindore, Shqipëria i ka lënë pas dekada të tëra terrori dhe izolimi për të ardhmen.”

“E çuditshme, kjo ish fortesë e komunizmit është e gjallë dhe e përballueshme, banorët e saj janë të hapur dhe miqësorë. Interesi në vendet e Ballkanit është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, me udhëtarët kuriozë që kërkojnë rregullisht qetësinë e detit Adriatik dhe qytetet mesjetare me mure prej guri si Dubrovniku në Kroaci dhe Kotorri në Mal të Zi. Tirana nuk mishëron një tërheqje të tillë tradicionale, piktoreske. Në vend të kësaj, ajo impresionon si një qendër shpirtërore, urbane me një personalitet të fortë të formuar nga një histori e trazuar. Ashtu si Sarajeva që u zhvendos shumë largmizorive të viteve 1990 duke evoluar në një kryeqytet të begatë të Europës Lindore, Shqipëria po lë pas dekadat e veta të tmerrit dhe izolimin e saj në të ardhmen…”, thuhet në këtë reportazh. 

Autori në reportazhin e vet ndalet edhe në zonën simbol të udhëheqjes së komunizmit e cila sot është kthyer në qendrën e jetës së natës në Tiranë dhe vendi më i preferuar nga të rinjtë.

“… Radio-ja gjendet në një lagje të quajtur Ish-Blloku, i njohur gjithashtu si Blloku. Sot “Blloku” është një vorbull pulsues dhe argëtues, me tarraca të panumërta të jashtme, që përputhen më se miri me mysafirët e veshur mirë. Ajo ka një atmosferë shumë të zjarrtë dhe të relaksuar, e cila të kujton Athinën dhe Palermon. Megjithatë, gjatë viteve komuniste, Blloku ishte jashtë kufijve të cilitdo që nuk ishte anëtar i elitës së partisë…”, shkruan autori.

Në fakt, paranoja e ish regjimit komunist dhe fortifikimi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë është sipas Vogue, një element shumë i rëndësishëm për të kuptuar dhe ndryshimin radikal të Tiranës moderne dhe vibrante që sot është.

Autori veçon në reportazhin e tij disa nga pikat më atraktive dhe interesante të Tiranës që mbartin dhe kureshtjen për tu vizituar.

“Edhe më i mahnitshëm është Bunk’Art, një prej atyre bunkerëve të fshehtë të luftës bërthamore në skajet e kodrës së Tiranës që është shndërruar në një muze. Këtu, në një labirint galerish, endesh nëpër zyrën e ruajtur të Hoxhës dhe shikon një video hipnotike të varrimit të tij. Në qendër të qytetit është Bunk’Art 2, një përkujtim për viktimat e regjimit të Hoxhës, i mbushur me fotografi dhe dokumente më domethënëse. Është efektivisht i pozicionuar pranë Shtëpisë së Gjetheve. Dikur shtabi i policisë sekrete të Sigurimit të Hoxhës, muzeu i imët ndriçon taktikat interesante të mbikëqyrjes së asaj epoke”, thuhet në këtë shkrim.

Ndër të tjera artikulli flet për ushqimet dhe pijet, të cilat kanë elemente jetësore dhe shoqërore të kulturës së Tiranës. https://www.vogue.com/article/where-to-go-in-tirana-albania

Next Post
Kërpudhat magjike, ilaç i vërtetë kundër depresionit

Kërpudhat magjike, ilaç i vërtetë kundër depresionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In