• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shndërrimi i turpshëm i PD-së në Parti Komplotistësh

by Altin Ketro
11/10/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Sa herë kam shkruar për çështjen “Babale”, audio-përgjimin më herët, dhe së fundmi, për video-përgjimin, i kam trajtuar ato si komplot, bile edhe kryetitulli e ka pasur pjesë të pandarë këtë fjalë. “Komplot” është fjala më kuptimplotë të cilën, Fjalori i Gjuhës Shqipe e shpjegon kështu: “Marrëveshje e fshehtë, e lidhur në mënyrë të pa besë ndërmjet disa njerëzve ose grupeve për qëllime e veprime të caktuara politike, ushtarake etj. në dëm të shtetit; bashkërendim veprimesh me një tjetër prapa shpinës të dikujt e në mënyrë të pabesë për ta vrarë ose për ta dëmtuar”.

Fatkeqësia në këtë rast është se pjesë e këtij komploti u bënë përfaqësues të lartë politikë të Partisë Demokratike, partisë që është alternativë qeverisëse e Shqipërisë. Pyetjet që shtrohen e që lindin vetiu janë të shumta, por më thelbësorja është se, cilët ishin këta njerëz që u bënë bashkë dhe në marrëveshje me njëri-tjetrin bashkërenduan veprimet për të dëmtuar politikisht një anëtar të kabinetit qeveritar? Përse po këta njerëz e shtuan më tej gamën e personazheve të implikuar duke përfshirë edhe struktura të tjera, siç janë policia dhe prokuroria, pra, duke dëmtuar, së paku, imazhin e shtetit?

Këto dy pyetje mund të kenë lloj-lloj përgjigjesh, por unë timen e përmbledh kështu: pafuqia e udhëheqësit demokrat për t’u përballur me forcën e arsyes kundrejt kundërshtarit politik; mungesa e vizionit për të shpalosur alternativa serioze e largpamëse qeverisëse; varfëria shprehëse e oratorisë politike për të frymëzuar shumicën e popullit se ti je modeli i duhur për të të besuar qeverisjen e vendit; paaftësia ulëritëse për të organizuar vetë partinë, lërë pastaj Shqipërinë. Duke pasur këto handikape të rënda politike, lideri demokrat, me vullnetin e tij (apo nga naiviteti politik), ra në grackën e disa të marrëve të cilëve etja e sëmurë për pushtet nuk i ndal përballë asnjë lloj forme që dëmton edhe me goditje nën brez kundërshtarin politik, sado e rëndë të jetë ajo.

Të dëshpëruar se nuk vijnë dot në pushtet nga vota popullore, ata gjetën frymëzim nga modeli maqedonas i përgjimeve telefonike të një sërë ish zyrtarësh të qeverisë së rrëzuar “Gruevski”. Suksesi që pati prej atyre përgjimeve kryeministri aktual Zaev, krijoi bindjen tek lidershipi demokrat se kjo është një mënyrë efikase për të dobësuar imazhin e qeverisë në sytë e popullit. Por, nëse në rastin maqedonas kemi të bëjmë me përgjime të personazheve realë, të cilët, për asnjë moment nuk e vunë në dyshim besueshmërinë e atyre përgjimeve, në rastin shqiptar ndodhi e kundërta; u thirrën në bashkëpunim njerëz të botës së krimit për të marrë role aktori duke imituar familjarë ministrash, për të dëmtuar këta të fundit.

Skema tashmë është e qartë: nëse arrihet sukses, kasta e aktorëve mirë paguhet Cash në euro si dhe u sigurohet një largim familjar në një vend euro-perëndimor, kur përfitojnë edhe azilin politik. Këto lloj personazhesh, të cilët burgun e kanë si shtëpinë e tyre, iu jepet kësisoj mundësia që, jo vetëm të bëjnë një dorë të mirë parash e të jetojnë në perëndim, por më revoltuesja, të kthehen në personazhe kryesore mediatikë, duke u hyrë çdo ditë përdhunshëm çdo shqiptari nga kaseta e televizorit, nga titujt e fotot në faqe të parë të gazetave, apo imazhet audio e video në TV.

Rasti me audio-përgjimin e rremë “Xhafaj-Veliu”, është një kopje e shëmtuar e modelit maqedonas. Tek ky i fundit kishin dorë shërbimet e huaja, kurse në rastin shqiptar pati dorë një parti politike dhe deri diku, siç po del së fundmi, edhe struktura të vjetra të shërbimit sekret.

Autorët, ose më saktë, komplotistët, nuk e zgjodhën rastësisht vëllanë e ministrit të Brendshëm si target të tyrin. Nuk ishte çështje e postit politik të të vëllait. Fundja, Fatmir Xhafaj është nga ministrat më korrektë, dhe PD-ja duhet të ndjehet e mirë që ministria e Brendshme ka në krye të saj një njeri dinjitoz e të aftë profesionalisht. Mund të ishte zgjedhur si target kushdo vëlla i çdo lloj ministri tjetër. Të gjithë janë të baras vlefshëm për nga rëndësia. Por jo, duhej pikërisht Agron Xhafaj, sepse ai plotësonte më së miri kushtet e opozitës.

Fillimisht u tentua që ai të implikohej drejtpërdrejt nga një takim ballas, duke e provokuar në mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen se ai merrej me aktivitet kriminal. Fati i tij i madh është se ai iu shmang të gjitha takimeve me personazhe, le t’i quajmë pa nivel, siç është Babalja. Të dëshpëruar në kulm prej këtyre dështimeve, komplotistët nuk kishin rrugë tjetër veçse të inskenonin një situatë bisede midis Babales dhe një tjetër personazhi, me emrin Fredi Alizoti.

Vërtetë që ata ishin të ndërgjegjshëm se në këtë mënyrë po mashtronin, ama e kishin gjetur edhe zgjidhjen me të cilin do të ishin bindës në opinionin publik për të mbrojtur versionin tyre. Agron Xhafaj tashmë rezultonte i dënuar nga gjykata italiane me 7 vjet burg për trafik narkotikësh. Për shkak të një mosinteresimi të palës italiane, ndonëse ajo ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, nuk ishte nxjerrë asnjë urdhër ndërkombëtar arresti për ta arrestuar dhe çuar në qelitë e burgut Agron Xhafën. Ky i fundit, e shfrytëzoi këtë indiferencë italiane, për të mos u dorëzuar vullnetarisht. Afërmendsh, kur i interesuari nuk ka interes për ty, pse duhet që ti të tregohesh si ajo shprehja “më katolik se Papa”?!

Këtë situatë të dyfishtë e shfrytëzuan më së miri komplotistët. Duke i shërbyer opinionit publik audio-përgjimin e rremë të Babales, ata e argumentonin qenësinë e Agron Xhafës në atë pseudopërgjim me faktin se Agroni, hëm ishte i dënuar për drogë, hëm i kishte bishtnuar vuajtjes së dënimit. Argumente me të vërtetë mbresëlënës, për të cilën këtyre mendjeve djallëzore duhet t’u “shtrëngosh dorën” për ndërthurjen e shkëlqyer që i kanë bërë. Jo vetëm kaq, por për ta bindur opinionin publik, kishin edhe një argument tjetër: Agron Xhafaj dhe Albert Veliu (Babalja) janë njohje e vjetër me njëri – tjetrin. Ja pra ku u kompletua trioja e argumenteve.

Përputhja e një situate me një tjetër, është një nga çelësat e suksesit, kur dikush do që t’i bëjë keq tjetrit. Sepse, faktimi i një veprimi real e të vërtetë, justifikon edhe një situatë të rremë a të stisur. Kjo, sipas logjikës së komplotistëve. Fatkeqësisht, në këtë hulli ranë edhe disa mendje racionale e me nivel intelektual, të cilët, për shkak të urrejtjes ndaj qeverisë, lanë mënjanë racionalitetin e të menduarit, dhe besuan verbërisht këtë logjikë të ulët.

Pas audio-përgjimit “Babale”, kur makineria e komplotistëve, pasi e pa që skema e tyre dështoi dhe u zbulua, mendova se do hiqnin dorë nga këto intriga. Por, vijimi i kësaj makinerie me video-përgjimin “Alizoti”, përgjime që bëhen në selinë e PD-së, nga ish zyrtarë të saj që mbetën dyerve të gjykatave për dhunë (edhe ndaj grave), ku skema sofistikohej me personazhe të tjerë, duke implikuar turpshëm edhe vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, më kapi një ndjenjë trishtimi. Të parën pyetje që i bëra vetes ishte: mos vallë Partia Demokratike po e kthen këtë mënyrë të manipuluar “përgjimi” në një precedent? Kur kjo parti, sot në opozitë, i thur me kaq lehtësi dhe naivitet këto inskenime, për të cilat do bëhej xheloz edhe ish Sigurimi i Shtetit, po nesër vallë, kur mund t’u besohet pushteti, çfarë do jenë në gjendje të thurin vallë?!

Janë me të vërtetë të frikshëm. Nuk flas për vete, por për ata mijëra të tjerë që do bien preh e kësaj lloj makinerie. Kanë 6 muaj që me këto dy inskenime, kanë bërë çorbë një shtet të tërë, po nesër, që do i kenë në dorë shumë institucione me rol ekzekutiv, çdo bëjë çdokush prej nesh, që nuk do ulë hundën përballë pushtetit të tyre?

Është e qartë se për Partinë e sotme Demokratike dhe lidershipin e saj, qëllimi justifikon mjetin. Qëllimi është rrëzimi i qeverisë dhe marrja e pushtetit. Diçka më se normale dhe legjitime. Por, mjetin që ka zgjedhur ta bëjë këtë është komploti me përgjime të rrejshme. Çdokush prej nesh duhet ta përbuz këtë formë opozitarizmi, që jo vetëm nuk të shton asnjë pikë në elektorat, jo vetëm të bën të pabesueshëm për të të besuar pushtet, por mbi të gjitha, dhe këtë e them me keqardhje, e kthen një aset kombëtar si PD-ja, nga një formacion mirëfilli politik, në një Parti Komplotistësh të neveritshëm ku modelet më përfaqësuese të saj, heronjtë e saj, sot janë Babale dhe Alizoti. Ç’trishtim…

Next Post
Lajm i mirë për shqiptarët në Austri, u njihen vitet e punës

Lajm i mirë për shqiptarët në Austri, u njihen vitet e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

December 6, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

December 6, 2025
SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

December 6, 2025
Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari në Bulqizë

Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari në Bulqizë

December 6, 2025
Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

December 6, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Fjalëtore!, thotë Mark Zefi për foltoren e Mirditës

December 6, 2025
Shtëpia iu shemb nga rrëshqitjet e dheut, familja në Mat në qiell të hapur

Shtëpia iu shemb nga rrëshqitjet e dheut, familja në Mat në qiell të hapur

December 6, 2025
Përdhunuan në grup turisten e dehur, kërkohen nga 10 vite burg për peshëngritësin italian dhe tre shokët e tij

Përdhunuan në grup turisten e dehur, kërkohen nga 10 vite burg për peshëngritësin italian dhe tre shokët e tij

December 6, 2025
Burri tentoi të vrasë gruan në Durrës, e moshuara u gjet në tokë e gjakosur nga fqinjët! Dëgjuan zhurmat

Burri tentoi të vrasë gruan në Durrës, e moshuara u gjet në tokë e gjakosur nga fqinjët! Dëgjuan zhurmat

December 6, 2025
E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

E rëndë në Greqi, pitbulli sulmon për vdekje foshnjën e shqiptarit, po luante në oborrin e shtëpisë

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In