• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shndërrimi i parodisë anti-Rama në karikaturë anti-amerikane!

by Ylli Pata
21/09/2023 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ishte i pritshëm nga qarqe dhe zëra opozitarë me Edi Ramën, që të frenonin sa të mundnim vrullin e impaktit të fortë që do të sillte ngjarja e rëndësishme dje në Nju Jork.

Madje mund të konsiderohet edhe normale e logjike, që zëra opozitarë të thonin që të mos teprohet me lëvdatat apo krijimin e një jehone folklorike, ç’ka në vende si i yni edhe kanë ndodhur e ndodhin çdo ditë. Megjithatë ishte krejt e sforcuar dhe kërciti goxha zhurma që u ndez nga emra që kanë pasur poste të larta politike si Tritan Shehu-ministër i Jashtëm, Agim Nesho-ambasador, apo Edith Harxhi zv.ministre e Jashtme, që për llogari të Berishës rrëshqitën në një pozicion aspak të hijshëm, që u kthye në një karrikaturë të tipit “për inat të sime vjehrre, shkoj e fle me millixhinë”.

Por për t’i dhënë një anologji kontekstit, se si sillen mjediset opozitare dhe të pavarura në vende demokratike dhe perëndimore, mjafton të marrim një shembull nga një vend afër nesh si Italia.

Giorgia Meloni, gjatë kohës së saj në opozitë si drejtuese e një partie margjinale të ekstremit të djathtë ka mbajtur qëndrime të ashpra populiste dhe herë herë dhe antieuropeiste. Ndërkaq, me kalimin e kohës, edhe pse ajo e zbuti retorikën e saj anti-BE, eksponentë të rëndësishëm nga koalicioni i së djathtës, si i ndjeri Silvio Berluskoni, por edhe kreu i Lega-s, Matteo Salvini, ishin aleatë të afërt me Vladimir Putinin.

Berlusconi ishte jo vetëm mik personal i kreut të Kremlinit, por i vetmi lider Perëndimor që mori pjesë në ceremoninë e rimarrjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2015.

Ndërkaq, Salvini përveçse një putinist i deklaruar që thoshte lart e poshtë se e konsideronte President më shumë se Sergio Matarella-n, ka marrë rregullisht para nga partia e Putinit “Rusia e Bashkuar” dhe ka mbajtur pozicione të hapura pro Kremlinit.

Nisur nga kjo situatë, i gjithë Pernëndimi, SHBA në radhë të parë, por edhe partitë proeuropeiste italiane si Partia Demokratike apo edhe Italia Viva e Matteo Renzit, të cilat mbështesnin qeverinë e Mario Draghit, ishin të frikësuara kur Meloni fitoi zgjedhjet vitin e shkuar. Por siç dihet, kryeministrja italiane jo vetëm që ka konfirmuar pozicionin atlantist të parardhësit të saj Mario Draghi, por ka qenë mjaft e prerë pro Ukrainës dhe solidare me aleatët e mëdhenj në NATO.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Italiane, Enrico Letta, dy muaj pas zgjedhjeve italiane dha një intervistë për Nevv York Times, e pyetjes se si duket Meloni, në lidhje me pozicionin për Ukrainën u përgjigj: “Më mirë se ç’e prisnim”. Ndërkaq, numri dy i ri i PDI-së, Stefano Bonaçini, deklaroi se “Meloni nuk është fashiste, por në çështje ndërkombëtare është e aftë”. Një tjetër emër njohur i së majtës italiane, kritike e Melonit në retorikën e saj të djathtë, deklaroi për performancën diplomatike: “Ke lezet, është e zonja, flet disa gjuhë. Duhet t’u heqim kapellen”!

Kjo sjellje është fiks një logjikë normale, standard, që ndodh në çdo vend Perëndimor, ku retorika politike e brendshme nuk ka lidhje me diplomacinë shtetërore në politikën e jashtme. Ja shikoni Greqinë për rastin Beleri, apo luftën diplomatike të Athinës me Tiranën. E gjithë politika greke dhe mediat e Greqisë janë në unison për të mbrojtur qëndrimin shtetëror. Kështu ndodh kudo.

Ndërkaq, ajo që ka ndodhur dje në Nju Jork, është realisht një zhvillim që do ta donte çdo vend perëndimor, i madh apo i vogël. Por ç’ndodhi dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

Praktikisht, një zhvillim politik i përmasave të mëdha politike. Rusisë së Vladimir Putinit, ju bë gjyqi public në sytë e të gjithë opinionit ndërkombëtar, në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sallë, kur Moska jo vetëm është themeluese, por prej 70 vitesh luan e kurdis politikën e saj të jashtme, shpesh me manovra e lëvizje të shkathëta e spektakolare.

Ajo sallë, ka qenë historikisht një aulë shumë e rëndësishme për zhvillimet ndërkombëtare, ku janë zhvilluar si duele epokale, por edhe fjasko historike. Të cilat nuk kanë kursyer figura botërore të tipit të Colin Povvell përshembull. Një nga ushtarakët dhe diplomatët më të rëndësishëm dhe influentë të botës, por që në 2003 lexoi një raport që doli jo i saktë mbi armët e shkatërrimit në masë të Sadam Husseinit. Ai fjalim në KS, edhe pse gjenerali Povvell nuk e kishte miratuar, i dogji karrierën përfundimisht dhe e zhyti në dëshpërim. Në atë sallë, shpesh Rusia, ka arritur të lëvizë si pelivan manovrat e saj të zakonshme, duke përfituar edhe nga aleanca fluide apo e drejta e vetos.

Por mbrëmë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Moskën nuk e kanë mbrojtur as aleatët e saj si Kina, Brazili apo edhe vende të tjera. Përndryshe 2/3 e botës dhe fuqitë më të zhvilluara dhe demokratike të globit i kanë bërë gjyqin si aggressor dhe qeveri që ka kryer krime kundër njerëzimit.

Për herë të parë pas ndarjes së botës prej të mëdhenjve: Rusvelt-Stalin-Churchill, u fol për ndryshimin e sistemit global të qeverisjes së Organizatës së Kombëve të Bashkuara. Heqjen e Vetos nga anëtarët e Përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Pra një seancë historike, të cilën e ka drejtuar Republika e Shqipërisë, përkatësisht Kryeministri i saj Edi Rama.

Sipas të gjitha gjasave, ajo që ndodhi mbrëmë të paktën në atë aulë nuk mund t’i ndodhë Tiranës zyrtare. Por me shumë mundësi, ajo çfarë ka ndodhur ka ndikuar e do të ndikojë në rolin diplomatic e ndërkombëtar të Shqipërisë. Këto janë thjesht fakte. Analiza, që mund të bëhet në këtë rast në panele, mund e duhet të shkojë tek tezat e hipotezat se si Shqipëria duhet të përfitojë nga ky rast edhe më shumë.

Por jo rënia në pozita karrikaturale antiamerikane siç thanë Shehu, Nesho apo edhe Harxhi. E cila për t’i bërë qejfin doktorit shkau dhe tha se më i mirë ishte fjalimi i Sergei Lavrovit. Për të cilin me të drejtë Fevziu, por edhe gazetarë të ndryshëm në mediat ndërkombëtare, e kanë konsideruar si një nga fjalimet më të dobëta të një diplomati të kalibri të lartë siç është shefi i diplomacisë ruse.

Arsyeja e kësaj sjellje, padyshim se ka logjikë për të mos lejuar që Rama të marrë pikë pa fund në opinion, sidomos në ato njerëz që i besojnë retorikës së opozitës apo e urrejnë kryeministrin. Por kjo nuk ka fare lidhje me një ngjarje që edhe pse e ka bërë Edi Rama, e këtu natyrisht që do të marrë meritat e tij, nuk ka lidhje me të. Por me shtetin dhe diplomacinë e saj, kështu ndodh në çdo vend normal perëndimor…

Next Post
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Rama në KS/ Kreshnik Spahiu: Shqipëria në OKB, reklama më pozitive në 100 vjet diplomaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com