• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shmangia e sporteleve, AKSHI sqaron: Si paguhen faturat e energjisë elektrike në e-Albania

by Java News
20/03/2020 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga shqetësimet e shumta të qytetarëve në këto ditë karantine mbetet pagesa e faturave të energjisë elektrike. Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerim në mospagesën e energjisë elektrike. Të gjithë qytetarët mund t’i paguajnë faturat pa qenë nevoja të dalin nga shtëpia. Pagesa bëhet lehtësisht në e-Albania, një shërbim ky që ekziston prej kohësh në portal.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) sqaron për “Monitor” procedurat që duhet të zbatojnë qytetarët dhe biznesi për pagesat e dritave pa dalë nga shtëpia. AKSHI thekson se pagesa nga shtëpia mund të kryhet me çfarëdo lloj karte debiti apo krediti që disponohet.

AKSHI sqaron se shërbimi online për pagesat e dritave mundësohet online vetëm duke vendosur numrin e kartës të debitit apo kreditit, të çdolloj banke që disponohet, pa pasur shërbimin “home banking”.

“Konkretisht, qytetari apo biznesi hyn në platformen e-Albania duke u identifikuar si qytetar ose si bzines. Qytetari apo biznesi mund të printojë faturën e muajit të kaluar të energjisë elektrike si dhe mund ta paguajë atë direkt përmes kartave të debitit ose të kreditit.

Procedura në e-Albania të mundëson të gjenerosh edhe faturat e energjisë elektrike të papaguara bashkë me kamatvonesat, pa qenë nevoja të paraqiteni në sportele, në zbatim të masave kundër COVID-19”, shpjegon AKSHI.

Procedura e plotë për pagesën e energjisë elektrike në e-Albania;

Dokumentacioni i nevojshëm

–  Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike, i nevojshëm për t’u identifikuar si qytetar në portalin e-Albania;

–  NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit), i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.

Hapat e procedurës

–  Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;

–  Vendosni kodin e klientit dhe klikoni butonin “Afisho”;

–  Klikoni butonin “Fatura” në qoftë se dëshironi të gjeneroni faturën. Faturën mund ta printoni ose ta ruani në formatin “PDF”.

–  Në rast se do të kryeni pagesën online, klikoni butonin “Paguaj” dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën;

Sa përdoren kartat bankare dhe të kreditit në Shqipëri

Ndërsa këshillohet që qytetarët të kufizojnë daljet nga shtëpia, në vend kategoria e pensionistëve që janë edhe shtresa më korrekte me pagesat e dritave dhe ujit janë të familjarizuar për t’i kryer ato në sportele.

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Shqipëria kishte 44 karta krediti për 1,000 banorë në vitin 2018. Ndonëse ka ardhur në rritje në raport me vitet e mëparshme (treguesi ishte 28 në 2013-n), sërish kemi përdorimin më të ulët të tyre në Europë.

Nivel të ulët kanë dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Mali i Zi (64), Kosova me 131 karta për 1000 banorë, që gjithsesi është tre herë më i lartë sesa i joni, Bosnja (140).

Më mirë në rajon janë Maqedonia (214) dhe Serbia (202).

Në shtetet e Europës Perëndimore, karta e kreditit është një mjet i zakonshëm pagese, ku çdo i rritur e zotëron një të tillë. Rekordin në Europë e mban Norvegjia, me 1,592 karta për 1,000 banorë, pra mesatarisht çdo banor ka më shumë se një kartë, e ndjekur nga Spanja (1,287), Suedia (1,062).

Po ashtu sipas të dhënave zyrtare të Bankës të Shqipërisë për vitin 2018 pati një rritje me 4.46% e emetimit të kartave të debitit dhe me 9.47% e kartave të kreditit. Gjithashtu, përdorimi në treg i kartave me funksion paraje elektronike ka paraqitur ritme të shpejta rritëse, gjatë vitit./ monitor

g.kosovari

Next Post
Euro arrin në tregun vendas në nivelin më të lartë në 5 muaj, rritet ndjeshëm dhe dollari

Euro arrin në tregun vendas në nivelin më të lartë në 5 muaj, rritet ndjeshëm dhe dollari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In