Në Aeroportin e Shkupit, një avion pasagjerësh i ka shpëtuar një tragjedie mjaft të rëndë.
Aeroplani i linjës Shkup – Mynih gjatë ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit maqedonas, është përplasur me një tufë zogjsh.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta maqedonase Dokazm.
Sipas këtij portali, me vështirësi është ulur sërish në aeroportin e Shkupit, duke shmangur një tragjedi ajrore e cila mund të rezultonte me pasoja të rënda.
Fatmirësisht, gjithçka ka kaluar pa dëme dhe pasoja.
shqiptarja.com/d.i.