• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shlyerjet e debive për ushtarakët, hartohet procedura

by Aalison Pearse Stevens
21/07/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas miratimit të ligjit për faljen e debive të ish-ushtarakëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar projektvendimin që përcakton procedurat për zbatimin e këtij ligji. Bëhet fjalë për zgjidhjen e ngërçit disa-vjeçar për 5400 ushtarakë në pension, të cilëve sipas një akti normativ të vitit 2010 u janë mbajtur afro 25 për qind e pagesave mujore. Sipas skemës që ka hartuar ISSH, për kthimin e debive, të cilat në total arrijnë shumën e 370 milionë lekë, do të nevojitet afro një vit e gjysmë. Sipas zv/drejtorit, Ali Emini ato do nisin në muajin shtator-tetor, e do të mbyllen në fund të vitit 2017.

Projektvendimi

    1. Në zbatim të nenit 1 të ligjit 46/2016, datë 28.4.2016 detyrimet e papaguara, që kanë rrjedhur nga rillogaritja e pensioneve, sipas nenit 14, 21 dhe 29 të ligjit nr. 10 142, datë 15.05.2009, të ndryshuar me ligjin nr. 10 367, datë 23.12.2010 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit,   5, datë 10 nëntor 2010, të papaguara nga përfituesit, deri në datën 01.06.2016, falen. Shuma e detyrimeve të falura, sipas gjendjes, të evidentohet veçmas për çdo person debitor, sipas numrit dhe kodit informatik të përfitimit,  të nënshkruhet nga nëpunësi autorizues dhe nëpunësi zbatues  i njësisë shpenzuese dhe të jepet evidentim dhe evadim të debitorit,  në dokumentet kontabile si dhe në sistemin informatik të përfitimeve, të sistemit të Sigurimeve Shoqërore.

 

    1. Brenda pesë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ISSH të evidentojë në kartela të veçanta financiare shumat e detyrimeve, të paguara nga personat përfitues në harkun kohor dhjetor 2010 deri ne 30 prill 2016, duke bërë shpalljen e kreditoreve në zbatim të paragrafit të dytë të nenit 1 të ligjit të sipërshënuar dhe njoftimin e personave të interesuar. Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën tetor 2016 – maj 2017.

 

    1. Evidentimi i detyrimeve të paguara të bëhet në mënyrë analitike, duke shënuar në “kartelën financiare për kthimin e detyrimeve të falura me ligjin 46/2016” këstet e detyrimeve të mbajtura, sipas muajve, këstet dhe periudhat e kthimit të shumave kreditore të shpallura si dhe pagesat faktike sipas datës së kryerjes së tyre. “Kartela Financiare” përcaktohet si dokument financiar i veçantë, me afat ruajtje të përhershme dhe nënshkruhet nga hartuesit, punonjësi zbatues dhe punonjësi autorizues i Drejtorisë Rajonale te Sigurimeve Shoqërore, të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e saj. Rregullshmëria e shpalljes së shumave kreditore si dhe likuidimit të tyre në favor të përfituesve janë objekt i veçante auditimi nga auditi i brendshëm i ISSH.

 

    1. Brenda muajit korrik 2016, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka dërguar pranë strukturave përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme listat emërore të përditësuara të personave, të cilëve duhet t’u plotësohet dokumentacioni, si dhe në bashkëpunim me Postën Shqiptare bën njoftimet individuale.

 

    1. Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda datës 30 korrik 2016, njoftojnë Institutin e Sigurimeve Shoqërore, për rastet e personave për të cilët nuk disponojnë dokumente duke përcaktuar edhe shkakun e mungesës së tyre.

 

    1. Personat e interesuar që janë përfitues nga sistemi i sigurimeve suplementare dhe strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në datën 31 gusht 2016 paraqesin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Modelarin “Vërtetim për vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese”. Pas kësaj date, detyrimet e llogaritura me efekt financiar nga data 1 korrik 2009 e në vazhdim, nuk falen, ndërkohë që deri në plotësimin e dokumentacionit, përfitimi mujor përllogaritet në nivelin e pensionit minimal në shkallë vendi, sipas përcaktimeve të VKM nr. 77, datë 28.01.2015, të ndryshuar.

 

    1. Për personat e përcaktuar në nenin 4 të ligjit nr.  46/2016, përfitimi individual në zbatim, të dispozitave të ligjit nr. 10 142, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit,  5, datë 10.11.2010 rillogaritet me datë fillimi nga 01.06.2016 duke mos përllogaritur diferencat që rrjedhin nga rillogaritja sipas dispozitave të sipërshënuara, të cilat i përkasin periudhës 1 korrik 2009 deri në 1 qershor 2016.

 

    1. Efektet financiare, për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit, të cilat përllogariten në shumën 369 milionë lekë, ndahen për pagesë, 180 milionë lekë në vitin 2016 dhe 189 milionë lekë në vitin 2017. Shuma e fondeve të përcaktuara për vitin 2016 përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, ndërsa shuma e fondeve të vitit 2017 parashikohet në buxhetin e Sigurimeve Shoqërore të vitit 2017.

 
Debitorë, sipas masës se pensionit:

Sipas të dhënave të ISSH-së, deri në fund të muajit shkurt 2016 janë gjithsej 5.425 ish-ushtarakë debitorë, me një shumë detyrimi qe mbetet për tu shlyer për 984.5 milionë lekë. Gjatë periudhës 2010 -shkurt 2016 janë shlyer 368,5 milionë lekë.

 

    • Deri 25 mijë lekë 934 persona

 

    • 25-50 mijë lekë 668 persona,

 

    • 50-100 mijë lekë 862 persona,

 

    • 100-150 mijë lekë 609 persona

 

    • 150-200 mijë lekë 466 persona

 

    • 200-250 mijë lekë 512 persona

 

    • 250-300 mijë lekë 426 persona

 

    • 300-350 mijë lekë 272 persona

 

    • 350-400 mijë lekë 210 persona

 

    • Mbi 400 mijë lekë 466 persona

 
Borxhet, ushtarakët që mashtruan me sigurimet

Përpos dosjeve të rregullta, Sigurimet Shoqërore konstatojnë se ka edhe raste të ushtarakëve, të cilët nuk janë debitorë nga rillogaritja, por kanë rezultuar të tillë për faktin se janë konstatuar të kenë qenë të punësuar apo vetëpunësuar dhe ndërkohë kanë deklaruar fakte jo të vërteta. Të kësaj natyre janë evidentuar mbi 460  persona, të cilët kanë një vlerë debie nga 400 mijë deri në 2028 mijë lekë secili, e që janë në proces likuidimi.  Në argumentin e relacionit thuhet se “qëllimi i projektvendimit është të vërë në zbatim ligjin nr. 46/2016 “Për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare….”,  i cili do t’i japë zgjidhje problematikës shumëvjeçare të kategorisë së ish- ushtarakëve, e  shkaktuar si pasojë e një kuadri ligjor jo konsistent, të qëndrueshëm  dhe stabël, i  kontestuar që në fillimet e hartimit të tij dhe në vazhdimësi nga kjo kategori si dhe i gjykuar dhe rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese”.

Historiku

Në datën 3 qershor 2016 hyri në fuqi ligji nr. 46/2016, në të cilin është sanksionuar se detyrimet e papaguara, që kanë rrjedhur nga rillogaritja e pensioneve, sipas nenit 14, 21 dhe 29 të ligjit nr. 10/142, datë 15.05.2009, të ndryshuar me ligjin nr. 10 367, datë 23.12.2010 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit,  nr.  5, datë 10.11.2010, të papaguara nga përfituesit, deri në datën e hyrjes në fuqi të tij, falen dhe shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori.  Në projektvendim është parashikuar që brenda pesë muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij, ISSH do të evidentojë shumat e detyrimeve, të paguara nga personat përfitues në harkun kohor dhjetor 2010 deri në 31.05.2016, duke bërë shpalljen e kreditoreve dhe njoftimin e personave të interesuar.

Këto detyrime do të evidentohen në mënyrë analitike, duke shënuar në “kartelën financiare” këstet e detyrimeve të shlyera, sipas muajve. Në kartelën financiare të shënohen edhe këstet dhe periudhat e kthimit të shumave kreditore si dhe pagesat faktike sipas datës së kryerjes së tyre. Në projektvendim është përcaktuar gjithashtu që edhe detyrimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të dërguar pranë strukturave përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme listat emërore të përditësuara të personave, të cilëve duhet tu plotësohet dokumentacioni si dhe detyrimi i strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që brenda muajit korrik të vitit 2016, të njoftojnë Institutin e Sigurimeve Shoqërore, për rastet e personave, për të cilët nuk disponojnë dokumente duke përcaktuar edhe shkakun e mungesës se tyre.

Dokumentet të dorëzohen brenda gushtit

Veçanërisht në këtë projektvendim është përcaktuar edhe detyrimi i vetë personave të interesuar që janë përfitues nga sistemi i sigurimeve suplementare dhe njëkohësisht edhe strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që brenda muajit gusht të vitit 2016 të paraqesin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dokumentin përkatës për rillogaritjen e përfitimit, pasi pas kësaj date mbështetur në nenin 4 të ligjit 46/2016, detyrimet e llogaritura me efekt financiar nga data 1.7.2009 e në vazhdim, nuk falen, ndërkohë që deri në plotësimin e dokumentacionit, përfitimi mujor përllogaritet në nivelin e pensionit minimal në shkallë vendi, sipas përcaktimeve të VKM nr. 77, datë 28.01.2015, të ndryshuar.

Për personat  e përcaktuar në nenin 4 të ligjit nr.  46/2016, përfitimi individual në zbatim, të dispozitave të ligjit nr. 10 142, date 15.05.2009, te ndryshuar me ligjin nr. 10 367, datë 23.12.2010 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit,  nr. 5, datë 10.11.2010 rillogaritet me datë fillimi nga 01.06.2016 duke mos përllogaritur diferencat që rrjedhin nga rillogaritja sipas dispozitave të sipërshënuara, të cilat i përkasin periudhës 01.07.2009 deri në 01.06.2016.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Lu e Vlahutin në Kuvend, qytetarët i presin me duartrokitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In