• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkup/ Rama: Asnjëherë marrëdheniet në Ballkan s’kanë qene kaq të qeta. Vetëm nacionalizmi i shtirur na ndan!

by Java News
14/11/2022 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk ka pasur kurrë nivele kaq të larta të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe e vetmja gjë që mund të përçajë dy popujt, është nacionalizmi i shtirur.

Kështu deklaroi kreu i Qeverisë në mbyllje të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të mbajtur në Shkup, ku u firmosën edhe 21 marrëveshje.

Për Ramën, është thelbësore të rritet edhe infrastruktura e vendeve, në rangun ku marrëdhëniet janë.

Kjo, për të rritur edhe më tej volumin e ndërveprimit mes shteteve, ku vetëm vitet e fundit, import-eksportet janë shumëfishuar, në shifrat e përmendura nga kryeministri.

Kjo, shpjegoi ai, ka ardhur pikërisht nga zgjerimi i bashkëpunimit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të shumta, sidomos ato të nismës Open Balkan dhe nga kuadri i Procesit të Berlinit.

Përpos kësaj, kjo mbledhje i gjen të dy vendet në një çast historik, pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke u rikthyer tek Open Balkan, numri një i ekzekutivit shqiptar ka theksuar se kjo nismë, i ka dhenë provat për dobishmërinë e vet dhe është shenjë e pastër për potencialin që dy vendet kanë për të zhvilluar më tej këtë marrëdhënie.

Një marrëdhënie, të cilën vetëm nacionalizmi i shtirur mund ta përçajë.

Edhe për kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli se si dy vende, mund të ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha dhe cilësore mes vetes.

Kovaçevski u shpreh se të dy vendet do ia dalin në të ardhmen falë lidershipit dhe vizionit.

“Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore”, theksoi ai./m.j

Next Post
VIDEO/ Grabitet këngëtarja Ronela Hajati, i vjedhin të gjitha lekët e koncertit dhe i boshatisin kartat e kreditit

VIDEO/ Grabitet këngëtarja Ronela Hajati, i vjedhin të gjitha lekët e koncertit dhe i boshatisin kartat e kreditit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In