• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkup, dy shtetas kosovarë dhe 4 italianë humbin jetën pas rrëzimit të avionit privat

by Java News
07/09/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një avion i vogël privat, i nisur nga Aeroporti “Canova” i Trevizos në Itali, me 6 persona në bord, është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në Maqedoni, në zonën e Velesit pranë Shkupit. Nga kjo tragjedi raportohet të kenë humbur jetën të gjithë udhëtuesit, prej të cilëve 4 ishin italianë, ndërsa dy nga Kosova.

Pjesët e avionit “Pajper Senka 2” u gjetën 2 kilometra larg fshatit Kozhle në zonën e Velesit në Maqedoni.

Avioni i nisur nga Trevizo në Itali u rrëzua mbrëmjen e së martës dhe në bord kishte 6 persona, 2 shtetas të Kosovës që identifikohen si vëllezërit Begaj dhe 4 italianë.  Ata udhëtonin drejt Prishtinës, ndërsa në Shkup në aeroportin “Aleksandri i Madh” ishin për furnizim me karburant.

Vendi ku u rrezua avioni është rreth 20 km larg kryeqytetit të Maqedonisë. Te 6 personat do të merrnin pjesë në ceremoninë për themelimin e qendrës aeronautike të Kosovës në Istog gjatë së mërkurës.

Autoritetet konfirmuan emrat e viktimave, Visar Begaj dhe vëllai i tij, të dy nga Malisheva, por që zhvillonin aktivitetin e tyre si biznesmenë në Itali. Ndërkohë italianët që humben jetën janë piloti Francesko Montagnieri, Dario Bastasi, Luka dalla Mile dhe viktima e katërt një femër.

Mediat e Kosovës dhe Maqedonisë njoftojnë se avioni mund të jetë rrezuar për shkak të motit të keq. Kjo, por edhe terreni i vështirë dhe nata vështirësuan operacionin e kërkimit.

Fillimisht ishin banorët e Velesit ata që njoftuan për një shpërthim të fuqishëm, dhe pas lajmit për zhdukjen e avionit u verifikua vendndodhja e rrëzimit.

Autoritetet maqedonase kanë qenë të rezervuara në dhënien e informacionit, ndërsa e kane konfirmuar aksidentin ajror vetëm pas gjetjes së pjesëve të para të “Paiper Senka 2”.

Avioni i regjistruar në Gjermani ishte marrë me qira për këtë udhëtim dhe çdo orë fluturim kushtonte 500 euro. Gjatë së martës, nga Trevizo të Italisë në drejtim të Shkupit ishin nisur 3 avionë të vegjël. Dy mbërritën, ndërsa i treti humbi nga radarët.

Vetëm pak javë më parë, më 14 korrik, një tjetër avion “Piper” i nisur nga Venecia u rrëzua në Slloveni, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave./tch/a.k1473196580_ftessss

Next Post
Rroshi e Çako, dosjet drejt mbylljes për shkak të mosngritjes së SPAK-ut

Rroshi e Çako, dosjet drejt mbylljes për shkak të mosngritjes së SPAK-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In