• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shkuam në Greqi për jetë më të mirë por i fejuari tentoi të më prostituojë”, rrëfimi i 18-vjeçares

by A R
30/06/2017 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 18 vjeçe ka denoncuar në polici të fejuarin e saj, pasi ky i fundit ka tentuar ta prostituojë në Greqi.

Në denoncimin e bërë në polici, ajo ka deklaruar se kishte shkuar me të dashurin për të qëndruar disa muaj në shtetin fqinj, ku edhe ishte përballur me të papriturën.
Pas mbërritjes atje, D.M., 30 vjeç, ka tentuar që ta prostituojë vajzën me inicialet E.K., 18 vjeçe, duke i thënë se në këtë mënyrë do përmirësohej jeta e tyre. Sipas dëshmisë në polici, vajza ishte njohur me të dashurin e saj nga Patosi në Fier, ku më pas mes tyre kishte lindur një lidhje dashurie.

Në një periudhë kohe prej 6 muajsh ata kanë qëndruar të lidhur me dijeninë e familjeve të të dyja palëve. Para një muaji, së bashku kishin vendosur që të iknin në Greqi, aq sa u lejohet të qëndrojnë nga liberalizimi i vizave, për të punuar pak kohë që të përmirësonin jetesën nga të ardhurat që do të siguronin.

Kur kanë shkuar atje, siç ka treguar 18-vjeçarja, pas katër ditësh, burri i saj i ka thënë se kishte gjetur punë për të dy Ai do të punonte në një restorant, kurse ajo do të kryente marrëdhënie seksuale me njerëz, të cilët duhet t’i siguronte në këto restorante, që shërbenin për turistë, raporton “Panorama”.

Ai madje e ka siguruar se edhe ai do ta ndihmonte t’i gjente njerëz, meqë punonte aty, sepse në këtë kohë kishte shumë turistë të interesuar. Kur ka dëgjuar këtë ofertë të burrit, ajo është shqetësuar dhe ka bërë rezistencë ndaj tij. Vajza është larguar nga banesa duke u kthyer në Shqipëri.

Ajo ka mbërritur në Fier ditën e mërkurë në mëngjes dhe po atë ditë i është drejtuar komisariatit për ta vënë nën akuzë partnerin e saj, me të cilin kishte thurur ëndrra për të krijuar familje.

I dyshuari është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme. Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme./a.m.

Next Post
Lista e turistëve të huaj: Ja pse duhet vizituar Shqipëria

Amerikanët rendisin Shqipërinë si një nga 15 destinacionet më të mira në botë për t'u vizituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In