Një makinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 pranë stadiumit të Sarandës.
Policia bën me dije se është djegur automjeti ‘Land Rover’ në pronësi të shtetasit Q.M.
Aktualisht po punohet për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit dhe për sqarimin e rrethanave.
Paraprakisht dyshimet janë përqendruar në pistën e zjarrvënies së qëllimshme, teksa hetimet janë në vijim.
/a.r