Një kamionçinë është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe është djegur tërësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25 në autostradën Lushnje-Fier pranë fshatit Bishqethëm.
Drejtuesi i mjetit S.M. nga Elbasani nuk ka pësuar lëndime dhe ka mundur të dalë nga kamionçina që u shkrumbua tërësisht.
Korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, ka mësuar se kamionçina po udhëtonte drejt Fierit dhe ishte e ngarkuar me mobilje. Drejtuesi ka pohuar se dëgjoi një zhurmë në pjesën e pasme të kamionçinës e më pas ka parë flakët e zjarrit.
Ai njoftoi zjarrfikësit të cilët shkuan në vendngjarje. Por pavarësisht ndërhyrjes, mjeti u dogj. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë, policia është duke hetuar për të zbardhur tërësisht rrethanat.
/a.r