Një autobuz i linjës Tiranë-Delvinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku autobuzi me targa DL3225A u përfshi nga flakët në Fratar të Fierit.
Mësohet se zjarri ka nisur në gomat e pasme të mjetit. Kjo ka detyruar drejtuesin e autobuzit të ndalojë dhe të zbresë pasagjerët, duke evituar një tragjedi të mundshme.
Autobuzi është shkrumbuar krejtësisht nga flakët, edhe pse në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit.
Shkak i zjarrit sipas të dhënave paraprake nga policia ka qenë një defekt elektrik, në qarkun e mjetit.









