Një makinë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës në Kosovë, ndërsa raportohet se brenda saj dyshohet se ka qenë edhe një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë se makina Golf 7 ishte me targa serbe.
“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai, raporton Koha.
Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë pati mbetje të eshtrave të njeriut.
Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore.