Zjarr pranë një magazinë peshku në lagjen “Pavarësia”.
Magazina përdorej si banesë për persona të pastrehë.
Në momentin kur ka rënë zjarr, fatmirësisht brenda saj ka pasur vetëm sende të vjetra.
Paraprakisht raportohet se nuk ka asnjë të lënduar nga flakët.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur nga puna për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së flakëve.
g.kosovari