Një automjet është përfshirë nga flakët në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.
Forcat e zjarrëfikëse dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje kuështë bërë e mundur edhe fikja e flakëve.
Mësohet se pronari i mjetit është Nard Ndreu.
Grupi hetimor po kryen verifikimet si dhe pritet të sekuestrohen kamerat e vëzhgimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/a.r