Një banesë është djegur sot në Gjirokastër.
Banesa saktësisht në lagjen ‘’Zinxhiria’’ i përket Tafil Tafilit dhe ajo është shkrumbuar tërësisht me orenditë shtëpiake që ndodheshin brenda saj.
Policia dhe zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje. Dyshimet fillestare janë se zjarri ishte i qëllimshëm.
Dyshohet se flakët i ka vendosur vetë gjyshi i pronarit të shtëpisë Tafil Tafilit, i cili ka probleme mendore.
Tafil Tafili jeton në Janinë të Greqisë dhe në momentin e zjarrit nuk ka pasur njerëz brenda.
Po hetohen shkaqet e vërteta të ngjarjes.