Një automjet është djegur pjesërisht në afërsi të Qafës së Skërficës, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur kur një Audi ka shpërthyer në flakë në pjesën e motorit. Për fat të mirë, nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në automjet, shkruan A2 CNN.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, automjeti është shpëtuar nga dëme të mëtejshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti.