• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

by E S
13/02/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma e Avokatisë Shkodër dorëzon në Kuvend shqetësimin për hartën e gjyqësore që shkriu gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë.

Në shkresën që gazetarja e Top Channel Anila Hoxha disponon thuhet se centralizimi i gjykatave të Apelit ka prodhuar një akumulim të çështjeve, duke e zhvendosur sistemin nga parimi i shpërndarjes së balancuar drejt një modeli përqendrimi që rezulton i paqëndrueshëm në terma afatgjatë.

Sipas Dhomës së Avokatisë Shkodër, zvarritja e shqyrtimit të çështjeve, shtimi i stokut të dosjeve dhe vonesat në shpalljen e vendimeve krijojnë jo vetëm pasiguri juridike për palët, por edhe pasoja ekonomike e sociale që shtrihen përtej interesit individual.

Shkresa e plotë:

Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër, në ushtrim të rolit të saj institucional si garantuese e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ndien detyrimin profesional dhe qytetar të artikulojë publikisht vlerësimin e saj kritik mbi pasojat që ka prodhuar zbatimi i hartës së re gjyqësore në Republikën e Shqipërisë.
Reforma territoriale e sistemit gjyqësor u paraqit si një ndërhyrje me synim rritjen e eficiencës, racionalizimin e burimeve njerwzore dhe forcimin e cilësisë së vendimmarrjes.

Megjithatë, përvoja e deritanishme praktike tregon se arkitektura e re organizative ka krijuar një disproporcion të ndjeshëm ndërmjet objektivave të shpallura dhe realitetit funksional të gjykatave, veçanërisht në shkallën e dytë të gjykimit dhe gjykimet çështjeve administrative.

E drejta për akses efektiv në drejtësi nuk është koncept abstrakt, por një e drejtë konkrete që presupozon afate të arsyeshme, barazi reale në ushtrimin e mjeteve procedurale dhe mundësi të arritshme për t’iu drejtuar gjykatës. Kur distanca gjeografike, kostot ekonomike dhe mbingarkesa strukturore bëhen pengesa objektive për qytetarin, atëherë cenimi nuk është më thjesht organizativ, por prek thelbin e garancive kushtetuese.

Centralizimi i theksuar i gjykatave të Apelit ka prodhuar një akumulim të jashtëzakonshem çështjesh, duke e zhvendosur sistemin nga parimi i shpërndarjes së balancuar drejt një modeli përqendrimi që rezulton i paqëndrueshëm në terma afatgjatë. Zvarritja e shqyrtimit të çështjeve, shtimi i stokut të dosjeve dhe vonesat në shpalljen e vendimeve krijojnë jo vetëm pasiguri juridike për palët, por edhe pasoja ekonomike e sociale që shtrihen përtej interesit individual.

Për më tepër, zhvendosja e Gjykatave të Apelit dhe atyre Administrative larg zonave të gjera të vendit ka krijuar një hendek të ri territorial në aksesin ndaj drejtësisë. Në rajonet veriore, përfshirë qarkun e Shkodrës, kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kostove procedurale, në vështirësimin e përfaqësimit efektiv dhe në dekurajimin e ushtrimit të së drejtës së ankimit. Një sistem drejtësie që perceptohet si i largët fizikisht dhe institucionalisht rrezikon të dobësojë besimin publik dhe autoritetin e tij moral.

Nga një këndvështrim më i gjerë, harta e re gjyqësore ka nxjerrë në pah edhe problematika të tjera që kërkojnë reflektim serioz:

• Mospërputhje ndërmjet volumit real të çështjeve dhe kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore të gjykatave të përqendruara nw kryeqytet;
• Rritje të presionit profesional mbi gjyqtarët, me ndikim të mundshëm në cilësinë dhe thellësinë e arsyetimit juridik;
• Vështirësi në garantimin e një specializimi të qëndrueshëm, për shkak të mbingarkesës së përgjithshme;
• Dobësim të rolit të gjykatës si institucion i afërt me komunitetin dhe realitetin social që ajo duhet të rregullojë.
• Vonesa të mëdha në marrjen e shërbimit gjyqësor.
Reformat strukturore në drejtësi janë të domosdoshme dhe të mirëpritura kur ato mbështeten në analiza empirike, konsultim të gjerë profesional dhe vlerësim të ndikimit real. Megjithatë, çdo reformë që, në zbatim, prodhon pasoja të kundërta me standardet e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe të aksesit efektiv, duhet të jetë objekt rivlerësimi institucional.

Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër vlerëson se është koha për një analizë të thelluar dhe transparente mbi funksionimin aktual të hartës gjyqësore, të bazuar në tregues konkretë: kohëzgjatjen mesatare të gjykimeve, stokun e çështjeve, shpërndarjen demografike dhe barrën ekonomike mbi qytetarët. Një rishikim i balancuar territorial i gjykatave të Apelit dhe atyre Administrative, mbi kritere funksionale dhe jo thjesht administrative, do të përbënte një hap të arsyeshëm drejt rivendosjes së ekuilibrit ndërmjet eficiencës dhe aksesit.

Qëndrimi ynë nuk buron nga kundërshtimi formal i reformës, por nga përvoja e përditshme profesionale dhe nga detyrimi për të mbrojtur standardet e shtetit të së drejtës. Një sistem drejtësie vlerësohet jo nga arkitektura e tij normative apo “eleganca” formale që tregon në letër kjo arkitekturë, por nga aftësia për të garantuar drejtësi në kohë, në mënyrë të barabartë dhe të prekshme për çdo qytetar.

Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër mbetet e hapur për dialog institucional dhe për të kontribuar me ekspertizë konkrete në çdo proces reflektimi apo rishikimi që synon forcimin real të funksionimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Next Post
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In