Shkrimtarja simbol e Sirisë Randa Kassis, i është drejtuar me një apel të dhimbshëm botës Perëndimore, pas rënies së qytetit të Palmiras, që njihet për rrënojat e tij të famshme antike. Nga faqet e Huffington Post, ajo thotë se “sot më shumë se kurrë, prioriteti absolut është që të luftohet Shteti Islamik. Bota po tmerrohet përballë shkatërrimit të mundshëm të Palmiras, por ngjitur me atë qytet antik, pasuri kulturore e të gjithë botës, ndodhen trupat e masakruar të 400 civilëve, shumë prej të cilëve gra dhe fëmijë”.
Nuk mjafton të derdhen lot për këto vdekje, thotë shkrimtarja e njohur siriane. Bota e lirë ka detyrën që të reagojë, jo vetëm duke intensifikuar sulmet ajrore kundër ISIS, por edhe duke armatosur nga e para milicitë kurde, të vetmet që mund të luftojnë sot në Siri kundër të keqes me emrin ISIS. Ajo thotë se ka qenë kundërshare e hershme e Asadit, porse në kushtet aktuale është fakt që ai nuk ka për ta lënë vetë pushtetin dhe se duhet një aleancë me Rusinë, e vetmja fuqi e cila mund të kontribuojë që lufta kundër ISIS të marrë një drejtim tjetër, në bashkëpunim me Perëndimin.









