• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrimtari Mihallaq Qilleri: Djali nga Skrapari, që e ka vilën në Lalëz më të madhe se të Enver Hoxhës

by A R
12/10/2020 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mihallaq Qilleri, shkrimtar

Nuk ka rëndësi në se je president i një vendi, kryeministër, apo qytetar i thjeshtë. E rëndësishme është ndjesia e qytetarisë që ke. jo ndaj armiqëve të tu politikë, por ndaj njerëzve në përgjithësi. Sa më shumë thellohet hakmarrja ndaj kundërshtarëve dhe frika se ata mund të të përmbysin a marrin pushtetit, – aq më i padobishëm, aq më i pa vlerë, aq më i pa vërtetë është individi PRESIDENT që lufton.

 Ili Meta iu drejtua para disa ditësh Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste duke i kumtuar asaj se po drejtohet tashmë nga një individ pa vlera, sepse AI po e tradhëton atë. Edhe sikur ta mirëkuptojmë Ilir Metën, dikush që ka qenë jo thjeshtë në Asamamblenë e PS, por vetëm simpatizant i i asaj partie, ngre supet me habi.

Si mund të vij kjo thirrje, kjo klithmë hipokrite nga ai që e braktisi pikërisht Partinë Socialiste në vitin më të vështirë të saj, se si ai bashkoi votat me Berishën në emër të “stabilitetit te vendit”, sikur PS ishte për konfliktet në Shqipëri, një njeri që përdori bashkimin me Berishën për të mbrojtur jo devijimin djathtist të PS, por mbrojtjen e pushtetit të vet?

Si mund t’i drejtohet Asamblesë së Partisë Socialiste njeriu që tradhëtoi jo vetëm idealet e së majtës shqiptare, jo vetëm siglën e vet “Lëvizja Socialiste për Integrim”, sepse sipas Metës,  Fatos Nano po e largonte PS nga Europa, por edhe nga e majta tradicionale, -jo vetëm u bashkua me ata që gjakun e dëshmorëve e Luftën Nacionalçlirimtare e quajnë barbari e Luftë Civile, por i la të baltosnin gjithë heroikën e një populli që luftoi kundër pushtuesve për katër vite?

Jeta politike e Shqipërisë ka njohur disa renegatë që nisin nga idealet për Atdheun e deri te luftërat e tij të përgjakshme. Në njohim në histori jo vetëm Hamza Kastriotin e Ballaban Pashën, por edhe kolaboraconistët pro fashisto-nazistë.

Ilir Meta me lotë krokodili flet sot për Vojo Kushin e Heronjtë R Vigut pasi i la monumentet e tyre të përgëreshin në plehrat e Shkodrës. Këtë që ka bërë Ilir Meta duke i lënë dorë të lirë Berishën të vriste më 11 janar 4 socialistë që protestonin kundër korupsionit të tij të pashembullt, është hipokrizia më e madhe që mund të përdor një renegat për mëmën e tij ideologjike. Sinqerisht përlotem që një Asamble e tillë nuk i dha këtij renegati përgjigjen e merituar.

Kryetarët e Partive janë të përkohëshëm. Qoftë ky edhe Edi Rama. Por të sulmosh partinë që pretendon se ishte një nga themeluesit e rinisë së saj, do të thotë se asnjëherë nuk e ke patur me sinqeritet punën për të, por ke luftuar gjith jetëm për pasurimin, postin dhe dinjitetin e gënjeshtërt. Jeta e ka vërtetuar tashmë. Ky djalë Skrapari e ka vilën në Lalëz më të madhe se të Enver Hoxhës i cili, megjithatë, e dinte se nuk e kishte të tijën.

Kuisjet e fundit prej armiku- renegat zhvlerësuan përfundimisht edhe atë pak kulturë politke që njerëzit mund t’i atribonin.

Next Post
Pranga 22-vjeçarit në Shkodër, policia i gjen 277 doza kanabisi

Pranga 22-vjeçarit në Shkodër, policia i gjen 277 doza kanabisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In