• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shkresa / OSHEE: Bizneset janë faturuar në pikën e matjes sipas rregullave të ERE

by Java News
03/02/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron se procedurat e ndjekura deri më tani për faturimin e biznesit sipas pikës së matjes janë bërë konform rregullave të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE). OSHEE është njohur me problemin në fjalë prej ankesave të shumta të ardhura nga bizneset, situatë kjo e krijuar kohë më parë dhe e mbartur në vite.

Sqarimi i OSHEE:

Çështja qëndron në faktin se, ka një kategori biznesesh që furnizohet në tension të mesëm, por sistemin e matjes (pra aty ky lexohet sahati i konsumit të energjisë) e ka në tension të ulët.

Kjo sjell për pasojë diferenca në çmim, pasi matja në TU kushton 14 lekë/ kWh, kurse matja në TM kushton 11 lekë/kWh.

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, OSHEE i ka dërguar një letër ERE më datë 26 maj 2014, ku i kërkon interpretim lidhur me: “cilat janë referencat për përcaktimin e çmimit të abonentëve jofamiljarë, miratimi i pikës së lidhjes (TU/TM) apo ku është instaluar matja (TU/TM)”.

Më datë 24 korrik 2014, ERE kthen përgjigje duke thënë se, “…tarifat do të reflektojnë sasinë e energjisë në nivelin e tensionit që maten, ashtu siç është përcaktuar dhe në dispozitat II.7.3 dhe III.3 të ‘Kodit të Matjes’”.  (shkresa bashkwlidhur)

Gjithashtu, në shkresën e ERE-s, për të cilën mediat janë bazuar për të bërë shkrimin, ka një paqartësi në pikën e fundit të kërkesës drejtuar OSHEE.

Nga ana e saj, OSHEE ka kryer disa takime me shoqatash biznesesh për të gjendur një zgjidhje, e cila në fakt duhet të vijë nga ERE, si enti që përcakton rregullat.

Bazuar në kontratën e furnizimit, Kodi i Matjes përkufizon se pika e lidhjes është vendi fizik ku realizohet lidhja e përdoruesit/konsumatorit me sistemin e shpërndarjes dhe ku është realizuar pika e lidhjes dhe ku sistemi i matjes plotëson të gjitha kushtet teknike dhe të saktësisë sipas këtij Kodi.

OSHEE sqaron se pajisjet e sistemit të matjes duhet të jenë të instaluara në çdo matje (kur matja kryhet në TM) të sigurt dhe të vendosura në ambiente të veçanta apo në vende ku mund të lexohen qartë dhe lehtësisht të kontrollueshëm nga përfaqësues të autorizuar nga Furnizuesi.

Për të kaluar në tarifën e TM, në takime, bizneseve u është rekomanduar realizimin e spostimit të sistemit të matjes nga tensioni i ulët në tensionin e mesëm, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat teknike të OSHEE, kodit të matjes, kodit të shpërndarjes dhe rregullores së pikës së lidhjes, tw miratuara nga ERE.

Deri më tani, OSHEE ka miratuar, pas aplikimit të bërë nga bizneset privatë, spostimin e matjes nga Tensioni i Ulët (TU) në Tension të Madh (TM), për rreth 153 kontrata jofamiljare, nga të cilët 149 e kanë bërë fakt (spostuar).

Gjithsesi, në OSHEE është ngritur një grup pune, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të mbartuar në vite!

ea8a7f5e-b8e6-48af-bb29-8897cbedff87

Next Post

Vuçiç: Po hyjmë në vitet e një rritjeje dinamike ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In