Sipas një deklarate për mediat, deputetët e PD-së kanë depozituar këtë të enjte kërkesën për thirrjen në një seancën dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës në datën 4 Tetor.
“Rritja e çmimit të bukës, që ka sjellë efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, kanë ndikuar në thellimin e varfërisë. Me këtë shqetësim, deputetët e PD kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit te Konkurrencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës”, thuhet në deklaratë.
/a.r