• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Me shkopinj dhe bomba molotov, arrestohen tre tifozë të Partizanit

by Java News
10/12/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre tifozë të ekipit të basketbollit Partizani kanë rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe përdorimin e sendeve të forta ndaj tyre.

Policia ka arrestuar shtetasit Bledar Beca 33 vjeç, Agron Meçanaj 38 vjeç dhe Aden Xh 18 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre lidhet me incidentin e regjistruar mbrëmjen e së shtunës, 9 dhjetor 2017, para fillimit të ndeshjes Tirana-Partizani.

Policia sqaron se “rreth orës 17.30, në rruga ”Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit e cila do zhvillohej në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani, këta shtetas me  disa persona të tjerë ende të pa identifikuar, jashtë ambjenteteve të Pallatit të Sportit, kanë kundështuar me dhunë   punonjesit e  policisë së forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera të Komisariateve  të Policisë Nr 2 dhe 3  duke i goditur me sende të forta, gurë, drunjë e shkopinj bejsbolli”.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera të Policisë, bëri të mundur neutralizimin e veprimeve të mëtejshme nga ana e tifozëve kundrejt policisë si dhe më pas arrestimin e tre prej tyre të cilët qëlluan punonjësit e policisë me sende të forta.

“Motivi i kësaj situate ka qenë se punonjësit e policisë  kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh prej afro 130 personash ta zhvendosnin nga aty ku ishin pozicionuar pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundështar, atë të Tiranës” thotë policia.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin edhe të personave të tjetër që kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, I.S dhe TH.N, vjeç 29, 23 e 20, banues në Tiranë, pasi  në pallatin e sportit “Asllan Rusi”,  gjatë zhvillimit të ndeshjes  së basketbollit Tirana-Partizani, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,  Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta, të kryera në bashkëpunim”, vepra këto të  parashikuara nga nenet 236/2 , 274, 279  e  25  të Kodit Penal. /b.d

Next Post
Si sot, më 10 dhjetor, vdiq Nobel kurse Marthin Luter dogji bulën e Papës

Si sot, më 10 dhjetor, vdiq Nobel kurse Marthin Luter dogji bulën e Papës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In