• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkoni në Nivicë!

by Mero Baze
03/09/2017 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Janë ende dhe shtatë kilometra rrugë e paasfaltuar. Dhe ajo duket sikur do të të kujtojë ndryshimin që po bëhet. 25 km në jugperëndim të Tepelenës, rruga hyn në grykën e Bënçës dhe të mban të burgosur me sytë nga kanionet dhe honet e thepisura mbi një mijë metra të thellë deri në Progonat.

Fshati simbol i Kurveleshit tani po ringjallet nga vizitorët e shtuar për shkak të rrugës që po bëhet, por dhe për shkak të vemendjes së madhe që po merr, sidomos në shtypin ndërkombëtar, modeli i turizmit malor në jug të vendit.

Suksesi i veriut me Thethin, Valbonën dhe zonat ende të paprekura të Vermoshit, duket se po hap një kapitull të ri në jug të vendit, me një favor më të madh, për shkak të afërsisë me detin Jon.

Rruga nga Progonati në Nivicë, në një rafshnaltë rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, është magjepse. Kanionet e Skraparit, aq shumë të populluara, për meritë të një grupi të pasionuar pas raftingut të lumenjëve, ngjajnë si shkallë shtëpie, para këtyre humnerave, ndërsa burimet e pastra të ujërave mbajnë gjallë fundet e honeve të frikshme të alpeve të jugut.

Majat, njëra prej të cilave shkon tek 2400 metra, janë ndryshe nga veriu, shumë më të prekshme dhe me faqe më pak të pjerrëta, por më të zhveshura.

Në Nivicë, një projekt i cili është guri i parë kilometrik për zhvillimin e turizmit malor në jug të vendit, po rindërtohet qendra e fshatit me një ndërtesë guri që do të shërbejë si qendër multifunksionale, një hostel i vogël, restaurimi i një xhamie të shekullit 17, piketimin e disa kishave të vjetra në periferi të fshatit për t’u shënuar si atraksione turistike, një kala e vjetër me themele ilire, një vend i shenjtë në pjesën veriore të fshatit, dhe në fund kanionet, që janë një arsye e fortë dhe e përhershme për të shkuar atje.

Por e gjitha kjo është ende një ëndërr. Fshati është ende i papërgatitur për këtë zhvillim të ri. Shumë vetë kanë mëdyshjet e tyre se si kjo do të bëhet realitet, të tjerë janë të paqartë se si do t’ia dalin të presin vizitorë, sidomos të huaj, që mund të vijnë aty. Auron Tare nuk ka lënë media botërore e student që nga Spanja e deri në Çeki, që kanë interes për turizmin malor, pa ua çuar në fshat, dhe kjo u duket paksa dehëse.

Kurveleshi, i cili ka tempuj paganë, pastaj rrënjë të vjetra ortodoke, pastaj dyndje katolike të shekullit të 15 pas vdekjes së Skënderbeut, dhe më pas një dominim të fesë myslimane, pa besimtarë fantikë, është i vetmi komunitet që të bën konfuz ta kuptosh njeriun prej emrit, se çfarë feje është. Aty gjen njerëz me emër ortokos e mbiemër mysliman, dhe e kundërta. Pastaj kur e pyet, kupton se ai është bektashi. Gjen shumicën e toponimeve me emra kishash, por në qendër të fshatit një xhami që ka qenë dhe kishë. Gjen emra katolikësh të kthyer në mbiemra, e deri tek fise që gjysmën e tyre e kanë në Himarë, siç është Bollano. Është në një farë mënyre “mishela” përfaqësuese e bashkëjetesës së Kurveleshit me Rivierën shqiptare. Është faqja pas malit kur je në det.

Projekti synon të marrë turistët e bregdetit në Borsh, t’i ngjisë përmes rugës së Çorraj, ose Fterrës në Kuç, i cili është ballkoni më i madh natyror i Lumit të Vlorës, pastaj përmes një rruge 9 km në Gusmar, në mes të rrugës mes Nivicës dhe Progonatit. Me gjithësej 25 km rrugë, një turist mund të ngjitet nga plazhi i Borshit apo Qeparoit në një rafshnaltë me ndoshta kanionet më të mëdha të Ballkanit, për kilometër katrorë.

Prej aty, për 25 km të tjera, që janë thuajse në përfundim, ata mund të përfundojnë në Luginën e Vjosës në grykën e Këlcyrës për rafting dhe projekti do t’u mundësojë vazhdimin e turizmit malor në Luginën e Zagorisë, duke hyrë përmes rrugës së Peshtanit, për t’u lidhur natyrshëm me Zagorinë e anës greke, ku ky turizëm është tashmë elitar.

Por karemi i gjithë këtij megaprojekti, i cili tashmë ka marrë një mbështetje në parim edhe nga Banka Botërore, mbetet Nivica. Zanafilla e projektit duhet të ketë sukses aty. Së paku në disa pika kyçe të këtij projekti, nga Nivica deri në Sheper të Zagorisë, duhen stimuluar banorët të kthejnë disa dhoma në bujtina dhe të fokusohen fortë tek tradita e kulinarisë vendore, duke mos u kufizuar tek mishi i pjekur dhe salca e kosit, që ta ofrojnë si karamele në çdo shtëpi.

Nga mënyra se si Nivica do t’ia dalë të bëhet bindëse dhe efiçente, jo vetëm si projekt urbanistik, apo shteg turistik, por si projekt funksional, varet në të vërtetë fati i të vetmit turizëm elitar që mund të sjellë të huajtë e magjepsur pas bregdetit jugor në “alpet” e tij, po aq të bukura, por të panjohura deri më sot.

Shkoni në Nivicë dhe do të kuptoni se si një nga zonat më intelegjente të Shqipërisë, që gjithë jetën kanë shitur delet për të çuar fëmijët në shkollë në perëndim, që në vitet tridhjetë, sot po përpiqen të kthejnë zonën e tyre, në një vend ku jetohet me turizmin malor. Dhe i kanë të gjitha shanset, historinë e pasur, heronjtë me shumicë, lumenjtë e magjishëm malorë, bimët medicinale e kurative, mishin më të shijshëm të vendit, njerëzit e zgjuar deri në bezdi, dhe do të bindeni se keni zbuluar  “Kanionin e Madh” të Shqipërisë.

Next Post
U denoncua i marrë peng, por befason me dëshminë: Jo, nuk isha rrëmbyer!

Shoferi i dehur shkakton aksident dhe kundërshton policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com