• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shkon për të marrë certifikatë për pension, gjendja civile e nxjerr të vdekur

by Java News
05/01/2024 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 tetor 2023, kur në fakt është në jetë dhe ka kërkuar certifikatë personale për pension.

Jo vetëm kaq! Zonja Gjika tregon, se edhe adresën e ka gabim, pasi nuk përkon me adresën e saj të vërtetë. Një tjetër problem është dhe statusi i saj. Zonja është e ve prej vitit 2009, por në Shqipëri rezulton e martuar.

Mimoza Gjika: Për të bërë dokumentet për pension, meqenëse jam 61 vjeç e 6 muaj dhe më takonte të marrë pension. Meqenëse unë në certifikatën personale figuroj si e martuar, më kërkuan nga zyrat e sigurimit shoqëror që të paraqes certifikatë martese. Në vend të certifikatës së martesës, më nxjerrin certifikatë vdekjeje. Edhe e shikoj, thotë që unë kam vdekur në ditën e dasmës, 25.04.1998.

Gazetarja: Vendi i vdekjes është në Lygourio, Greqi?

Mimoza Gjika: Po, në vendin ku jam martuar.

Gazetarja: Statusi juaj sot cili është?

Mimoza Gjika: Jam e ve unë tani.

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Mimoza Gjika: Kam që në 2009-n, burri im ka ndërruar jetën. Edhe jam e ve, kam dërguar të marrë, të bëj shkëputjen, nga e martuar të njihem si e ve, edhe më thanë: “Meqë është shtetas i huaj nuk kemi ne të drejtë të bëjmë çregjistrimet këtu”.

Gazetarja: Tani do t’i bësh letrat e pensionit kështu siç e ke situatën?

Mimoza Gjika: Di unë, s’kam për ta marrë kurrë pensionin.


Ne takojmë punonjësen e gjendjes civile Berat, Ersila Kazazi, e cila thotë, se certifikata e vdekjes është nëj lapsus. Ndërsa për ndryshimin e statusit, Kazazi sqaron, se zonja duhet të çojë dokumentet me vulë apostile, për shkak se ka qenë e martuar me shtetas të huaj.

Ersila Kazazi: Zonja ka bërë një kërkesë tek e-Albania për certifikatë martese. Duke qenë se ajo është e martuar me shtetas të huaj, automatikisht merr thjesht certifikatë personale me shënimin poshtë që është e martuar me një shtetas të huaj. Gabimisht, ka qenë një lapsus dhe i kemi kërkuar falje 1000 mijë herë zonjës, në vend të shtypnim rubrikën certifikatë lindje, kemi shtypur gabimisht certifikatë vdekje. Dhe për këtë motiv i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë vazhdimisht zonjës falje sepse siç thashë, ishte një lapsus i momentit.

Gazetarja: Ndërkohë zonja ka prej vitit 2009 që i ka ndërruar jetë bashkëshorti dhe ndërkohë ende konfiguron në Shqipëri që është me statusin e martuar. Çfarë veprimesh duhet të ndjekë që të kalojë në statusin e ve, në mënyrë që më pas të ndjekë edhe procedurat për të marrë pension këtu?

Ersila Kazazi: Thjesht të sjellë aktin e vdekjes të bashkëshortit që është mbajtur në Greqi dhe automatikisht ne bëjmë ndryshimin e statusit nga e martuar në e ve.

/f.s

Next Post
Fundjava me rrebeshe shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese

Fundjava me rrebeshe shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In