Shkon në plazh me një Bentley 200 mijë euro, 5 orë për ta nxerrë nga rëra (Video)
Kishte vajtur në plazh me makinë (siç duket për një barbecue), por kur ka vendosur të largoget ka mbetur në cekëtinë e rërë me një Bentley Continental prej 200 mijë eurosh.
Ka ndodhur në Britaninë e Madhe, në qytezën Marazion, në Cornovaglia.
Në drejtimin e makinës së luksit, sipas Daily Mail, ka qenë një i ri rus, pak më shumë se 20 vjecc. Disa banorë të zonës kanë ndërhyrë për të liruar automjetin. Për ta bërë këtë iu është dashur një traktor dhe plot pesë orë.
Video:
https://www.youtube.com/watch?v=Nkxo2VhSfN0









