Ka shkuar në 78 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e shtruar në spital janë me të vjella.
Rasti i helmimeve masive u publikua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes. Të paktën 20 persona u diagnostikuan me simptoma të rënda në spital.
Mjeku Shahin Kaja, i cili ishte mjek roje gjatë të shtunës se rreth 16 nga të sëmurët vinin nga “Qyteti i Vjetër”, ndërsa 4 nga pjesa tjetër e qytetit. Ai tha se nisur nga shpërndarja gjeografike e personave me samtoma helmimi, dyshimet kryesore binin mbi ujin e pijshëm.
“Nisur nga ky fakt dhe duke qenë se nuk ka pasur ndonjë dasmë apo ndonjë festë, dyshojmë që helmimi mund të vijë nga uji i pijshëm”,tha Kaja. Megjithatë ai tha se sindromat e helmimit ishin të lehta dhe jo problematike. Edhe banorët e helmuar dyshojnë te uji.
Nga ana e tyre drejtuesi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe ai i Drejtorisë së Shëndetit Publik, mohuan se problemi mund të vinte nga uji. Flamur Meta, drejtor i Shëndetit Publik në Bulqizë tha se shqetësimet mund të vinin nga virozat e stinës.
g.kosovari