• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shkon në 38 numri i viktimave nga i ftohti në Evropë, Ballkani nën akull

by A R
09/01/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e të ftohtit që ka prekur Evropën që prej javës së kaluar, me temperatura polare, ka shkaktuar të paktën 38 të vdekur, pjesa më e madhe në Poloni.

Kjo valë e të ftohtit e ardhur nga Skandinavia ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore, ashtu si në Francë, ku katër shtetas portugez kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi dje.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga i ftohti dje në Poloni ku temperaturat kanë arritur deri në – 20 gradë Celsius në disa rajone”, njoftoi sot Qendra qeveritare e Sigurisë Kombëtare (RCB).

Rreth 10 persona të tjerë kishin humbur jetën të premten dhe të shtunën në vend. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të rriten lehtë në ditët e ardhshme në Poloni, por do të qendrojnë nën zero.

“Në Republikën çeke, vala e të ftohtit ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur që prej të premtes, pjesa më e madhe të pastrehë”, njoftuan autoritetet.

Katër prej tyre kanë humbur jetën në kryeqytet, në Pragë, ku temperaturat kishin zbritur deri në -15 gradë Celsius dhe dy të tjerë, një prej të cilëve sllovak, në Brno dhe Karvina, në lindje të vendit.

Vala e të ftohtit ka filluar të ulet në Evropën perëndimore, por vazhdon të jetë ftohtë në Itali ku dy të vdekur të tjerë janë njoftuar nga shtypi, një 82-vjeçar dhe një 78 vjeçar shkruan ATA. Shtatë persona, pesë prej të cilëve të pastrehë, kanë humbur jetën gjatë fundjavës në Itali ku shkollat në shumë zona vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të borës dhe ngricave, veçanërisht në malet në malet Abruzzes (centre), por gjithashtu në Pulia dhe në Kalabri, gjithahstu dhe në Palermo

– I ftohti polar në Ballkan –

Në Ballkan, temperaturat janë ulur deri në -28 gradë Celsius këtë fundjavë në Maqedoni dhe një i pastrehë 68 vjeç është gjetur i vdekur në një lagje të kryeqytetit, Shkup.

Në Serbi, temperatura më e ulët u regjistrua dje në qytetin e Sjenicas, në jugperëndim me -33 gradë Celsius dhe lundrimi në Danub dhe Sava është ndërprerë.

Në Beograd, dhjetëra migrantë të bllokuar nga mbyllja e rrugës së Ballkanit janë strehuar në depot e braktisura në afërsi të stacionit të trenit, për shkak të temperaturave që kanë arritur deri në -15 gradë Celsius.

“Është shumë ftohtë, kryesisht natën”, thekson Niamat Khan, një adoleshent afgan 13 vjeç.

“Po pres që prej tre muajsh dhe nuk e di se kur do të mund të vazhdoj udhëtimin tim”, shtoi ai.

Këta migrantë refuzojnë të futen në qendrat zyratare të pritjes nga frika se mos kthehen drejt vendeve, nëpërmjet të cilave kanë hyrë në Serbi (Bullgari apo Maqedoni).

“Askush nuk na ndihmon, është shumë ftohtë dhe më pyesin se si do të mund ta durojmë këtë situatë”, thekson Ismail Khikimi, një tjetër afgan 16 vjeç.

Në Greqi, qindra refugjatë dhe migrantë të bllokuar në ishuj që vuajnë nga i ftohti kanë vetëm tenda për tu mbrojtur nga dëbora.

Në kampin e Morias, më shumë se 2 500 persona jetojnë në tenda, pa ngrohje dhe ujë të ngrohtë, duke përfshirë këtu fëmijë, gra dhe persona me aftësi të kufizuara”, konfirmoi Apostolos Veizis, një zyrtar i OJQ-së, Mjekët pa Kufi për radion Vima.

Në Bjellorusi, dy persona kanë humbur jetën nga i ftohti. Termometri, pasi ka rënë deri në -30 gradë Celsius gjatë fundjavës, ka arritur në -15 gradë Celsius sot.

Termometri arriti deri në -25 gradë Celsius në Moskë ku më shumë se 500 çiklistë guximtarë sfiduan temperaturat shumë të ulëta, që arritën deri në -27 gradë Celsius.

Në Turqi, reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Stambollin për të tretën ditë radhazi kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe bllokimin e mijëra udhëtarëve.

Kompania ajrore “Turkish Airlines” ka anuluar sot 227 fluturime me nisje nga dy aeroportet e Stambollit.

Trafiku në Bosfor, një prej më të ngarkuarve në botë, është ndërprerë plotësisht./

Next Post
FOTOT/ Vaksinimi i popullsisë nga gripi, Beqaj: Strukturat e ISHP pranë komunitetit rom në Sarandë

FOTOT/ Vaksinimi i popullsisë nga gripi, Beqaj: Strukturat e ISHP pranë komunitetit rom në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

January 9, 2026
Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

January 9, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

January 9, 2026
Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

January 9, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kriza e vetme politike që kemi, është politika ndaj drejtësisë

January 9, 2026
Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

January 9, 2026
Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

January 9, 2026
Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe! Do ta kujtojmë gjithmonë si luftarak!

Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe! Do ta kujtojmë gjithmonë si luftarak!

January 9, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Takimi me Salianjin “rindezi” PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje, partia u zgjua!

January 9, 2026
Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In