• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkollë e re për fshatin Dritas, Veliaj: Gati për të pritur nxënësit në shtator

by A R
11/07/2022 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e re e fshatit Dritas, pjesë e buqetës së 40 shkollave të reja në Tiranë, po ngrihet më e bukur dhe më e fortë, gati të presë nxënësit në shtator. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi ecurinë e punimeve në këtë shkollë, për të cilën tha se do jetë me kushte edhe më të mira se shkollat në qendër të Tiranës.

“Parimi është që edhe nxënësit e Zall-Herrit të kenë një shkollë me të njëjtën cilësi, standard dhe hapësira si çdo shkollë tjetër që po bëjmë në Tiranë. Shumë prej shkollave në ish Bllok nuk kanë as gjysmën e këtij standardi. Është fati i shkollave të reja, për të cilat me historinë e rindërtimit pas tërmetit, na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme t’i ndërtojmë si kudo në perëndim. Dita e parë e shkollës do të jetë një ditë e bekuar shtatori, kur fëmijët të hyjnë në këtë shkollë dhe do ndihen realisht qytetarë të Tiranës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se prindërit nuk kanë më nevojë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla larg vendit ku jetojnë.

“Kemi bërë një shkollë shumë më të bukur se ato të Tiranës në qendër, ndaj nuk shoh asnjë arsye pse një fëmijë duhet të harxhojë orë të tëra në trafik për të shkuar në shkollë. Do bëjmë një thirrje me Njësinë Administrative që të gjithë të regjistrohen në shkollën në Dritas – regjistrimi bëhet fare kollaj te e-albania. Do jetë aq bukur, sa edhe nga Nikla, nga fshatrat përreth, nga Tapiza, do kërkojnë të vijnë këtu sepse njerëzit tërhiqen nga e mira dhe e bukura”, tha Veliaj.

Ai shtoi se puna do të vijojë me ritme të shpejta, sidomos gjatë verës, ku mjetet e tonazhit të rëndë do kenë mundësi të lëvizin gjatë fundjavës, teksa qytetarët janë në plazh duke pushuar, në mënyrë që shkolla të jetë gati në shtator.

“Ne kemi autorizuar që gjatë fundjavës, duke qenë se një pjesë e madhe e Tiranës del nga qyteti për të shkuar në plazh, për të kaluar fundjavën diku, fluksi i makinave bie, mjetet e rënda të lëvizin për të mbaruar në kohë këto projekte. Na intereson edhe ne, që të rikuperojmë çdo ditë, derisa kantieret të jenë gati në shtator, kur kthehen të gjithë nga pushimet”, sqaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Ndodh edhe kështu: Sekuestrohet Lamborghini sepse ishte e pasiguruar (FOTO)

Ndodh edhe kështu: Sekuestrohet Lamborghini sepse ishte e pasiguruar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In