Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat për të shmangur një karantinë të dytë. Në një konferencë për media online, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi kreu i qeverisë foli sërish për mbylljen e shkollave duke thënë se deri më tani, nuk ka një vendim të tillë.
“Do kërkoja ndihmën e të gjithëve ju që më ndiqni, që të jeni sa më të vetëdijshëm, secili në profesionin e vetë, por patjetër së bashku si një komunitet që jetojmë në këtë vend, të shmangim, qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do e bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë, qoftë dhe mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh të vetëdijësohet që ka një rol për të luajtur, në radhë të parë për të mbrojtur shëndetin e vetë dhe të të afërmve. Është i jashtëzakonshëm kontributi i secilit për të ndihmuar ata që janë në vijën e zjarrit, mbyllja do të kishte pasoja të jashtëzakonshme në çdo sektor, e veçanërisht në atë ekonomik. Dua ta theksoj se çfarë hapet dhe mbyllet e vendosin autoritetet. Duke parë të dhënat dhe autoritetet e vendeve që ne ndjekim me shumë vëmendje për të mësuar sa më shumë, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera, ka potencial rreziku”, deklaroi Rama.
g.kosovari











