• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkollat “Nënë Tereza” dhe “J.F. Kennedy” në Kodër Kamëz drejt fundit të punimeve Veliaj: Një start i barabartë për çdo fëmijë

by
15/07/2021 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shkollat e reja që po ndërtohen në Kodër Kamëz, pjesë e një kampusi të ri për arsimin parauniversitar në vend, do t’i japin mundësi çdo fëmije të kësaj zone që të zhvillojë të gjithë ciklin arsimor brenda perimetrit ku banon.

Njëlloj me standardin e shkollave të reja që po ndërtohen kudo në Tiranë, shkollat “Nënë Tereza” dhe “J.F. Kennedy” do të ofrojnë 3 ciklet, parashkollorin, 9-vjeçaren dhe gjimnazin me një infrastrukturë moderne, sipas projektit që mban firmën e arkitektit më famë botërore, Stefano Boeri, si dhe me ambiente të bollshme dhe hapësira të shfrytëzueshme edhe për aktivitete sportive e kulturore ekstra kurrikulare për komunitetin e Kodër Kamzës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij kampusi shkollor, shtrirë në afro 12 mijë metër katrorë dhe ku pritet që të kryejnë ciklin mësimor parauniversitar të paktën 1300 nxënës. “Është një ditë shumë e mirë për Kodër Kamzën.

Kemi hyrë në fazën e fundit të këtij kompleksi shkollor. Dikush mund të lindë në Kodër Kamëz dhe nga mosha 3-4 vjeç kur fillon parashkollorin, vazhdon 9-vjeçaren, gjimnazin, nëse do edhe universitetin, apo edhe pas universitarin, mund të vazhdojë të jetë këtu deri në 23, apo 24 vjeç. Kjo do të thotë që për 20 vite të jetës, ku, një fëmijë tipik i Kodër Kamzës kalonte një përqindje të kohës vetëm me vara-vingo për të shkuar në qendër të Tiranës për një shkollë më të mirë, këtyre mundimeve iu vjen fundi.

Brenda këtij viti ne do të përgatitemi për hapjen e këtij kampusi, kampusi ndoshta më i madh shkollor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, por edhe më i bukur. Më vjen mirë edhe për “feedback”-un që morëm nga Stefano Boeri për mënyrën se si ka avancuar projekti! Tani duhet të kujdesemi për detajet e fundit, të sigurohemi që të punojmë gjatë gjithë kësaj stine të mbetur që para fundit të vitit ne t’i japim këtë bizhu arsimore komunitetit të Kodër Kamzës,” u shpreh Veliaj.

Duke qenë se ndodhemi në periudhë regjistrimesh në shkolla, Veliaj kishte një thirrje për të gjithë prindërit, që të mos synojnë institucionet larg vendbanimeve të tyre. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, tani që kanë filluar regjistrimet, po hapen shumë shkolla të reja në Tiranë, edhe në Tiranën periferike, edhe në Tiranën e vjetër urbane, të respektojmë atë që thotë gjendja civile regjistri i nxënësve dhe ligjet e këtij shteti, që, secili të regjistrohet tek shkolla më e afërt. Infrastruktura është pothuajse njësoj kudo. Ndërkohë që edhe me portalin e mësueseve, mësuesit nuk zgjedhin më shkollat preferenciale, pra nuk ka më asnjë arsye pse të ushtrojmë trysni për një shkollë ku fëmijës i duhet një orë me furgon në trafik të kalojë nga një cep i qytetit në tjetrin.

Orët e kaluara në trafik mund të jenë orët ku fëmija merr një kurs sportiv, një kurs muzike, apo gjuhe të huaj,” deklaroi kryetari i Bashkisë. Veliaj siguroi se me standardin e njëjtë të shkollave si në qendër ashtu edhe në periferi, Bashkia kujdeset për një start të barabartë për çdo fëmijë. “Parimi ynë ka qenë që një fëmijë në Kodër Kamëz do duhet të ketë të njëjtin shans si në Kombinat, si në Kinostudio apo në bllok. Detyra jonë si Bashki është që tu ofrojmë të gjithëve një shans të barabartë për t’ia nisur. Unë besoj fort që me këtë infrastrukturë nuk ka asnjë justifikim se kush është i mirë e kush punon fort arrin të shkëlqejë njëlloj, si nga Kodër Kamza, si nga Blloku, Kinostudio, apo Kombinati,” tha ai.

/b.h

Next Post
Pranga 24-vjeçarit, po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm/ Koordinonin vendodhjen përmes “Location” në Whatsapp. Një tjetër në kërkim

Pranga 24-vjeçarit, po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm/ Koordinonin vendodhjen përmes “Location” në Whatsapp. Një tjetër në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In