• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shkollat e ndërtuara, 40 me 0…”/ Veliaj: Me të njëjtin çmim, Tirana është më e pastër! Inceneratorët? Dosja në hetim, të flasë drejtësia

by Java News
01/05/2023 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana sot është një qytet më i pastër e ndërsa është ndalur edhe te çështja e inceneratorëve, ku tha se çështja është në hetim dhe drejtësia do duhet të flasë.

“Si komshi ne na vjen e njëjta faturë uji, kemi taksën e pastrimit 100 lekë në muaj, ndërkohë kosoja e mirëmbajtjes dhe në një pallat është 150 lekë. A është Tirana më e pastër? IlMeteo e prodhonte me të kuqe, ndërkohë tani jemi shumë mirë. I referohemi agjencisë Europiane të Hapësirës. Kjo është transparente. Çmimi nuk është rritur dhe Tirana është më e pastër. Sa i përket pjesës së inceneratorëve, këtu ka një hetim. Duhet ta zgjidhë prokurori dhe gjykata. Ai person të japë llogari. Bashkia e Tiranës thotë për të njëjtën shumë, Tirana është më e pastër”, tha Veliaj.

Veliaj prezanton projektet për shkollat e reja në Tiranë: 40 me zero është një rezultat mbresëlënës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet dhe planin e bashkisë për mandatin e ardhshëm.

Në një intervistë në Report TV, ai u shpreh se Tirana ka nevojë për të paktën edhe rreth 12 shkolla të reja, duke iu referuar numrit të popullsisë që ka aktualisht. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë dy shkolla në rrugën “Tre Dëshmorët”në Kombinat, dy shkolla në zonën e Kasharit dhe një tjetër shkollë në vijën e parë të Astirit.

“Unë besoj se për popullsinë që kemi tani duhet të ketë edhe 10 shkolla të tjera, rreth 10-12 shkolla të tjera. Janë ndërtuar në mënyrë të njëtrajtshme. Sepse janë ndërtuar shkolla dhe në Pezë. Katër shkolla në Pezë. Në Pezë kishte lënë territor komuna. Kishte një plan urbanistik Peza. Nuk kishte lekë. Por kur erdhi bashkia e madhe e futi dhe Prezën brenda, komuna tha ja ku i kemi tokat për shkolla por nuk kemi pasur para se nuk na dilte. Të njëjtën gjë bëri edhe Petrela. Por Komuna e Petrelës, demokratë kanë qenë edhe ata nuk e kanë problem.

Duke pasur bashkinë arritëm që ta bënim edhe në komunën e Petrelës. Ajo që na ka ndodhur është se në zonën e Astirit nuk kemi pasur asnjë terren. Pavarësisht se ishte vetëm 20 metra në vijë ajrore në anën tjetër të rrugës “Teodor Keko” nga njësia 7. Në fakt njësia administrative ishte kufiri i Kasharit me Tiranën. Aty mbaronte vija e verdhë. Sot jemi në një situatë ku edhe aty i kemi gjetur terrenet. Do jenë dy shkolla te rruga “Tre Dëshmorët” pas Kombinatit të mishit në Yzberisht, do jenë dy shkolla në zonën e Kasharit dhe një shkollë tjetër në vijë të parë të Astirit. Mandatin tjetër ajo do quhet lagja Rilindja se do ketë përfituar më shumë”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se ndërtimi i shkollave vitin e shkuar u bllokua për shkak të rritjes së çmimeve të çelikut dhe betonit si pasojë e luftës në Ukrainë. Bashkë me 5 shkollat e Astirit, Veliaj tha se do të ndërtohen edhe katër shkolla të tjera te kopshti Botanik, në zonë e Parkut Olimpik dhe Sauk. Veliaj theksoi se bashkia që ai drejton ka ndërtuar 40 shkolla dhe krahasohet me një administratë që në katër vite nuk bëri asnjë shkollë.

“Në zonën e Astirit kemi 5 shkolla. Çfarë ndodhi vjet? Vjet ndodhi që kur ne u përgatitëm për të hedhur lotin, pasi kishim zgjidhur të gjithë konfliktet e pronësisë u rrit çmimi i jashtëzakonshëm i çelikut dhe betonit. Nuk erdhi askush të bënte shkollat. Me të drejtë thonë që me 3-fishimin e çmimeve që pësuam prej një lufte që nuk e organizuam ne, u bë e pamundur që me ato buxhete që ne kishim bërë një vit përpara që të vinte dikush të aplikonte.

Tani janë kthyer çmimet në realitet, kemi sqaruar dhe tokat dhe do kemi jo vetëm 5 shkollat e Astirit, një shkollë e kemi te cepi i Kopshtit Botanik. Një shkollë tjetër e kemi te parku Olimpik, shkolla “Dritëro Agolli”. Kemi edhe dy shkolla të tjera në Sauk. Është pa dyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi bërë 40. Krahasohemi me një administratë që nuk ka bërë asnjë shkollë. Përkundrazi, shkollën “Betim Muço” e ktheu në shesh për pallat në Kombinat, shkollën “Kosova” e kishte bërë lejen gati për pallat dhe fushën e Laprakës e kishte bërë gati për pallat. Unë i kuptoj këta, unë jam gati të jap llogari. Pse 40 dhe jo 50? 40 me zero është prapë një rezultat mbresëlënës”, deklaroi ai./m.j

Next Post
Kreshnik Spahiu: Rama është i interesuari i fundit për të rrahur Berishën. Skenar për të prishur dasmën evropiane në Tiranë

Rikthimi i dosjes 'Haklaj'/ Spahiu: Engjëlli dhe djalli kanë bashkëjetuar në Tropojë, kemi të bëjmë me mbi 50 vrasje dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In