• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkollat digjitale te Piramida e Tiranës, Veliaj: Synojmë 20 mijë fëmijë në vit; bizneset me qira paguajnë për kurset falas

by Java News
30/05/2024 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkollat digjitalë te Piramida e Tiranës synojnë që t’u japin mësim 20 mijë fëmijëve në vit. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Veliaj sqaroi se vetëm 14% e ambienteve të Piramidës janë dhënë me qira për bizneset, me ofertën më të lartë, të ardhurat e të cilave shkojnë për të ofruar bursa falas për fëmijët që marrin kurse digjitale.

“Jetojmë në një vend me lajme të rreme dhe më në fund, pashë që ishte arrestuar një nga këta që vinte gjoba duke sajuar lajme. Por, një nga lajmet e rreme së fundi ishte se Piramida është dhënë e gjitha me qira. Si metra katrorë, me qira janë dhënë vetëm 14% e ambienteve të Piramidës, kurse 86% janë në përdorim publik. Me këto 14% paguhen që fëmijët e Tiranës, të majtë dhe të djathtë, t’i marrin falas kurset digjitalë sepse vetë kursi kushton 150 euro. Që t’i kenë falas kurset, kemi dhënë me qira 14% të ambienteve, me çmimin më të lartë sot në treg. Nuk i kemi falur, përkundrazi ia kemi dhënë ofertuesit më të lartë, dhe me ato para po paguhen bursat e fëmijëve. Kjo për të sqaruar ata që kanë shqetësim kafet dhe shërbimet. Njerëzit duhet të shkojnë edhe në tualet, duhet të pijnë edhe një kafe, do konsumojnë edhe një gotë ujë. Raporti më duket jashtëzakonisht i favorshëm, dhe financat jashtëzakonisht të favorshme për fëmijët që i kanë kurset falas. Ne kemi 1600 fëmijë në muaj që mësojnë te Piramida. Në qoftë se vazhdojmë me këto ritme, do të kemi 20 mijë fëmijë në vit. Të kesh 20 mijë fëmijë në vit në një qytet që mësojnë punët digjitale, unë besoj se është një nga punët më të mira që kemi bërë”, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur te projektet e radhës që pritet të zbatohen te Piramida, Veliaj tha se janë marrë dy angazhime të reja me Fondin Shqiptaro-Amerikan në dy grupmosha të caktuara. “Dy angazhimet janë që Qendra TUMO do të mësojnë fëmijët nga mosha 12-18 vjeç. Nga mosha 18-22 vjeç do të bashkëpunojmë me “Ecole 42”, që është “Shkolla 42” e Francës, për trajnim dhe edukim më të avancuar digjital. Për moshën mbi 22 vjeç, që le të themi që futet edhe historia e Start Up-eve, atyre që krijojnë një biznes, do të bashkëpunojmë me “Plug & Play” nga San Francisco”, tha kryebashkiaku./m.j

Next Post
Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore

Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In